Fondacioni Lukaj: Mbështetje financiarie për studentët shqiptarë nga Mali i Zi

lukaj_foundationRIT Kosovo (A.U.K), i njohur më herët edhe si Universiteti Amerikan në Kosovë, është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë, me ligjërata tërësisht në gjuhën angleze, i cili ofron diplomë Amerikane të akredituarë dhe të njohurë në gjithë botën falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Rochester Institute of Technology (RIT), New York. Studentët që përfundojnë studimet me sukses shpërblehen me diplomë Amerikane direkt nga RIT. Kjo është përparësia dhe veçantia e institucionit RIT Kosovo (A.U.K)!

RIT Kosovo (A.U.K) ofron studime në një gamë orientimesh akademike si Ekonomi dhe Statistikë, Menaxhment dhe Ndërmarrësi, Dizajn Grafik dhe Multimedia, Ueb dhe Informatikë Mobile, Politika Publike dhe Qeverisje, Politika Energjetike, si dhe orientime të tjera (të ofruara përmes programit të shkëmbimit akademik jashtë vendit).

Fondacioni Lukaj, me qëllim të aftësimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të kuadrove potencial nga Mali i Zi, do të vazhdoj mbështetjen financiare dhe për vitin e ardhshëm akademik duke mundësuar për bursa të pjesshme për deri në pesëmbëdhjetë (15) student nga Mali i Zi të cilët planifikojnë të studiojnë në RIT Kosovo (A.U.K). Në total, fondet e vëna në dispozicion nga Fondacioni Lukaj për studentët e kualifikuar për këtë vit tejkalojnë 50.000€, ndërsa për të konkurruar për to gjithashtu kualifikohen dhe studentët të cilët jetojnë jashtë vendit por janë me origjinë nga Mali i Zi. Kualifikimi për bursë bëhet sipas kritereve të paracaktuara nga RIT Kosovo (A.U.K) cilat nuk parashohin për limitime lidhur me numrin e bursave të ofruara për studentë, megjithatë, kandidatët Shqiptarë nga Mali i Zi mund të aplikojnë gjithashtu për fondet e familjes Lukaj. Përfituesit e këtyre bursave nuk janë të kushtezuar lidhur me atë se ku mund të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale apo atë akademike pas përfundimeve të studimeve. Procesi i pranimit në RIT Kosovo (A.U.K) është i njejtë për të gjithë studentët, pavarësisht vendit të origjinës apo faktorëve të tjerë. Gjërsa këto bursa kanë për qëllim të targetojnë studentët Shqiptarë nga Mali i Zi, RIT Kosovo (A.U.K) mbështetet në parimet e jodiskriminimit dhe është e hapur për të gjithë komunitetet nga e mbarë bota.

Me këtë rast, duke inkurajuar studentët që të vazhdojnë ndjekjen e programeve akademike për zhvillimin e plotë të potencialit të tyre, z. Richard Lukaj u shpreh se “edukimi është e vetmja rrugë drejt zhvillimit personal, lirisë nga rrethanat ekzistuese dhe respektit e statusit më të avancuar në botë. Gjithashtu, vetëm përmes edukimit ne mund të zhvillojmë gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve të cilët mund të bëjnë ndryshime reale për të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, duke u mundësuar atyre që të drejtojnë vendin drejt rrugëve inspiruese për tërheqjen e kapitalit, zhvillimin e talentëve dhe krijimin e mundësive për rritje ekonomike”.

Fondet e sipërcekura janë donacion nga familja Lukaj për RIT Kosovo (A.U.K), andaj si të tilla ato administrohen nga vetë institucioni i RIT Kosovo (A.U.K). Në këtë mënyrë, inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar nga Ulqini që të vizitojnë ueb faqen e RIT Kosovo (A.U.K) për regjistrim duke ndjekur lidhjen https://kosovo.rit.edu/prospective-students/freshmen-application.html, ku më pas do të kontaktoheni nga zyrtaret e institucionit për t’u njoftuar më hollësisht lidhur me hapat e mëtutjeshëm për t’u ndjekur. Ju lutemi që për pyetje të tjera lidhur me programet e ofruara si dhe procedurat për regjistrim dhe aplikim për bursë, ndër të tjera, të dërgoni email te admissions@auk.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…