Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

FONDACIONI “STUDENTI”: Sonte Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2015

Fondacioni-StudentiFondacioni “Studenti” do të organizojë të hënën, më 1 qershor 2015, Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2015. Kjo veprimtari zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, si shenjë vëmendjeje dhe kujdesi ndaj tyre.

Garat e recituesve të rinj organizohet për të dhjetin vit me radhë dhe është e vetmja veprimtari e këtij lloji që zhvillohet në Komunën e Ulqinit. Qëllimi i saj është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talentëve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i ndjenjës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve etj.

Garat do të mbahen në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin dhe fillojnë në orën 20.00.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top