Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

FORCA: AKOMA HERËT PËR LËSHIMIN E KOALICIONIT ME PDS

Mbasi që Iniciativa qytetare e Vasel Sinishtajt ka deklaruar që për arsye të shtyrjes së referendumit për status të plotë të komunës së Malësisë ka lëshuar koalicionin me PDS, partneri i saj i koalicionit Forca e re demokratike mendon që akoma është herët për këtë vendim.

„Marrëveshja me PDS-në nuk po ecën siç kemi planifikuar. Ne shohim që ka disa vështirësi objektive, por mendojmë që në politikë duhet të respektohet marrëveshja dhe fjala e dhënë“, ka deklaruar nënkryetari i Forcës dhe deputeti i kësaj parti në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu.

Ai për „Radio Antena M“ ka thënë që FORCA do të sjell vendimin i cili është në interes të përbashkët. „Mendoj që është herët të japim përgjigje a do të dalim nga koalicioni apo jo, por është e sigurt që në organet tona dhe në bashkëpunim me Iniciativën qytetare do të prumë vendimin çka do të bëjmë më tej“, shtoi Nimanbegu.

Sinishtaj për këtë medie ka thënë që grupacioni i tij politik është për ndryshime. „Shumë gjatë po zgjatën gjendja pa asnjë ndryshim në Mal të Zi. Kjo ja ka mërzit Zotit dhe robit“, theksoi ai.

One comment

  1. Ne rano nego nikad teško vam je bilo da uskočite sa dps kada ste već ušli ali vam počinju dani za brojanje

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top