Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Forca: CAKULI, NIMANBEGU DHE NIKA NËNKRYETARË

Forca e re demokratikeKëshilli qendror i Forcës së re demokratike zgjodhi mbrëmë tre nënkryetarë, mëson Portali Ul-info.

Për nënkryetarë të kësaj partie politike shqiptare u zgjodhën Genci Nimanbegu, Faik Nika dhe Xhaudet Cakuli.

Lider i Forcës është Nazif Cungu i cili në këtë funksion u zgjodh për të tretën herë në kongresin e partisë të mbajtur me 31 korrik të vitit të kaluar në Ulqin.

Sipas Statutit i cili u miratua në këtë Kuvend zgjedhor, kjo parti mund të ketë 6 nënkryetarë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top