Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Forca: DO TË INICIOJMË RISHIKIMIN E DËNIMIT TË DR. DRAGËS

Forca e re demokratikeNë mbledhjen e Këshillit Qëndrorë  të Forcës së Re Demokratike e ftuar me rastin e fillimit të dënimit me heqje lirije të anëtarit të Këshillit Qëndrorë Dr. Nail Dragës, anëtarët e këtij organi unanimisht e kanë vlerësuar këtë akt si një situatë apsurde dhe dënim që i kalon të gjitha praktikat.

Këshilli Qëndrorë  njëzëri ka shprehur shqetësimin e tyre për këtë rast duke i dhënë  mbështetje  pa rezervë për Dr. Dragën  dhe familjen e tij në këto momente të vështira.  Anëtarët e KQ janë plotësishtë të bindur se Z. Draga po vuan dënimin për shkak të gabimeve në procedurë gjatë ushtrimit të funksionit publik, e jo për shkak të keqpërdorimeve apo veprimeve të qëllimshme keq- dashëse, gabime që mund të ju ndodhin të gjithë atyre që ushtrojnë funksione publike.

Transparenca në punë dhe respektimi i ligjit mbetet obligim i secilit individ posaçërisht funksionerët e emëruar nga subjekti ynë-FORCA  të cilët me përkushtim të rrallë i kryejnë obligimet ndaj detyrës që ushtrojnë.

Për ne është i pa kuptueshëm fakti i dënimit në formë të prerë të Z. Dragës  me 6 muaj heqje lirije, për shkak të gabimeve procedurale kur çdo ditë informohemi për raste nga më të ndryshmet, të cilat kalojnë ende pa u ndëshkuar nga sistemi i drejtësisë.

Tani duhet të tregohemi të matur dhe të veprojmë me pjekuri duke i dhënë mbështetje familjes Draga dhe duke vepruar që ky dënim të rishikohet dhe mundësishtë vuajtja e denimit për z. Dragen të minimizohet në bazë të hapsirave që lejon ligji dhe gjithnjë duke shpresuar që raste të tilla të mos përseritën.

 

Këshilli Qëndror

Forca e Re Demokratike

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top