Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Forca: ME ANEKS KTHEJMË BESIMIN NDAJ PDS-SË

Nazif CunguKryetari i Forcës Nazif Cungu ka paralajmëruar se partia e tij së shpejti do të nënshkruajë aneksin e marrëveshjes së koalicionit me PDS-në, me të cilën po kryejnë pushtetin në nivel shtetëror, shkruan “Dnevne novine”.

Cungu për atë gazetë tha se me nënshkrimin e aneksit do të kthehet besimi i ndërsjellët në mes këtyre dy partive, besim i cili, siç tha ai, momentalisht nuk është i kënaqshëm.

Ai theksoi se Forca me PDS-në po kërkon zgjidhje të përhershme të cilat kanë rëndësi për përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas fjalëve të tija, Forca nuk është e kënaqur me funksionimin e pushtetit në Ulqin. “Partneri jonë më i vogël i koalicionit nga Mali i Zi Pozitiv, gjegjësisht tani të rikomponuar në URA, sulmojnë Forcën pa asnjëfarë arsyje. A përgatisin “pozitivët” (URA) në krye me Dritan Abazoviqin skenar të ngjashëm si në Nikshiq dhe Podgoricë, mbetet për tu parë”, tha Cungu për DN.

One comment

  1. Cka pergaditet ju, e rat mren. Tan Ulqini qeshet. Ma shum e shenoheni te keqes se te mires. Coni pak mendjen ke Zoti, se paku keta dit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top