Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Forca për komunën e Tuzit: PRESIM RESPEKTIMIN E MARRËVESHJES

Forca e re demokratike pret respektimin e marrëveshjes politike lidhur me mbajtjen e referendumit në Tuz, si hap në realizimin e komunës së plotë, tha deputeti i kësaj partie Genci Nimanbegu, duke theksuar se kjo çështje do të jetë test demokracie për shtetin.

Mediet më herët kanë transmetuar që udhëheqësit e Komunës urbane të Tuzit kanë kërkuar ndryshimin urgjent të elaboratit për komunë të plotë të cilin e porositi kryetari i Podgoricës Miomir Mugosha, e në të cilën shkruan që komuna e re do të ketë buxhet prej 470 mijë euro.

Nimanbegu për agjencinë Mina tha që dyshon se ekipi punues i ngarkuar për punimin e elaboratit ishte nën presion politik nga rrethet e caktuara për të cilët formimi i komunë së plotë të Tuzit është politikisht e papranueshme.

Ai kujtoi që me marrëveshje politike nga janari në mes të partive shqiptare dhe Partisë demokratike të socialistëve, shtatori është caktuar si termin për mbajtjen e referendumit në lidhje me pavarësinë e komunës. “Presim respektimin e marrëveshjes politike dhe respektimin e afateve për mbajtjen e referendumit si hap në realizimin e komunës së plotë”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top