Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Forca për propozimin e Qeverisë: CUNGU PRO, NIMANBEGU KUNDËR

“Në Parlamentin e Malit të Zi të enjten është diskutuar për atë që investitorët në hotelet e kategorisë së lartë të lirohen nga pagesa e komunalive për objektet me interes të përgjithshëm. Unë jam njëri nga ato që e përkrahin këtë vendim dhe që komunalit të jenë të përfshira në tatim. Ky është qëndrim evropian”, deklaroi kryetari i Ulqinit Nazif Cungu.

Të premten në Parlamentin lokal shtoi që këto vendime duhet të përgatiten dhe që nuk është e logjikshme që dikush të lirohet nga pagesa e komunalive, derisa të tjerët të paguajnë.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu një ditë më herët në Kuvendin e Malit të Zi është kundërshtuar vendimit të qeverisë së Malit të Zi për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për rregullim hapësinorë dhe ndërtimin e objekteve. “Ne si parti përkrahim decentralizimin. Nëse miratohet propozimi i Qeverisë komunat, deshën ato apo jo, do të mbesin pa pagesën e komunalive”, tha ai.

Nimanbegu tha që komuna e Ulqinit nuk ka të ardhura tjera të siguroi ndërtimin e infrastrukturës përveç atyre që do ti paguante investitori të cilët, sipas kontratave investuese, kishin detyrim që para disa viteve të rinovojnë hotelet e shembura. “Ato tani sigurisht dëgjuan që ne do të ndryshojmë ligjin dhe ato nuk do të paguajnë asgjë”, shtoi Nimanbegu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top