Tuesday , May 22 2018
Lajmi i fundit

FORCA: PËRKRAHËSIT E PD-SË DHE HAJDINAGËS LYEN BILBORDIN KU SHIHEJ “GALEBI” I RRËNUAR

Galeb BilbordGjatë natës, në errësirë, sikurse edhe veprojnë zakonisht njerëzit e jashtligjshëm, aktivistë të Partisë Demokratike janë parë duke vandalizuar billboard-at e Forcës së Re Demokratike. Diku rreth orës 3 të mëngjesit ata filmuar duke lyer billboard-in e FORCËS të vendosur pranë restaurant Palma në qendër të qytetit. Ky është rast i përsëritur sepse të njëjtën gjë Hajdinaga dhe njerëzit e tij kanë bërë edhe në zgjedhjet e kaluara me një billboard të ngjashëm që kemi vendosur në Komunën e Ulqinit.
Bëhet fjalë për një billboard me pamje të rrënimit të hotel Galebit të cilin ne e kemi vendosur aty si simbolikë të rrënimit që i ka shkaktuar mbarë Ulqinit Hajdinaga gjatë kohës që ka qenë kryetar i Komunës së Ulqinit. Po ashtu sikurse Galebi që ka qenë hoteli më i mirë dhe i bukur në Ulqin është rrënuar, po ashtu edhe Hajdinaga e ka rrënuar komunën, buxhetin e saj, ndërmarrjet e saj publike. Ne nuk habitemi për reagimin e z. Hajdinaga dhe njerëzve të tij pasi gjithë Ulqini e mban mend me dhimbje shkatërrimin e Galebit dhe e konsideron Hajdinagën si personin përgjegjës për atë ngjarje. Kujtojmë që në fillimit të nëntorit 2017 z. Hajdinaga është vënë nën hetim nga organet shtetërore lidhur me rrënimin e hotelit Galeb, perlës së bregdetit tonë.
Po ashtu aktivistës e Partisë Demokratike nuk janë mjaftuar vetëm me dëmtimin e billboard-it të rrënimit të Hotel Galebit, por edhe kanë vandalizuar të tjerë billboard-a të FORCËS duke lyer 8 numrin 5. Kjo është një shkelje e rëndë ligjore që cënon procesin zgjedhor dhe frymën e garës së lirë e të ndershme elektorale në zgjedhjet për Komunën e Ulqinit. FORCA i ka dorëzuar provat në polici e prokurori duke pritur që shkaktarët e këtij vandalizmi të vihen para ndëshkimit ligjor. Po ashtu për këtë gjë kemi informuar diplomatët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që janë duke monitoruar procesin zgjedhor në Komunën e Ulqinit. Me këtë rast i themi z. Hajdinaga se këto akte të dëshpëruara banale të bëra në ngarkesë emocionale kur po i afron dështimi i radhës, as nuk na frikësojnë e as nuk na ndalojnë neve që të themi të vërtetën për sa i përket shkatërrimit që ai I ka shkaktuar Ulqinit.
Shërbimi për Informim i Forcës

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top