Saturday , November 28 2020
Lajmi i fundit

Forca: PRESIM FTESËN E GJUKANOVIQIT

dps-bs-forca-potpisivanje-sporazumaMbas njoftimit të kryeministrit Millo Gjukanoviq që para riorganizimit të Qeverisë do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e partive shqiptare të cilët kanë marrëveshje koalicioni me PDS-në, përfaqësuesit e Forcës së re demokratike për Antena M kanë thënë që ftesën për bisedime nuk e kanë marrë ende zyrtarisht, por shpresojnë që në dhjetë ditët e ardhshme mund të takohen me Gjukanoviqin.

“Presim që këto biseda të ndodhin në dhjetë ditët e ardhshme. Fillimisht do të kërkojmë implementimin e marrëveshjes tonë të cilën e kemi me Iniciativën kroate qytetare dhe me Partinë boshnjake. Së pari implementimi i saj, e nga biseda do të shohim a do të ketë nevojë të jepet ndonjë kërkesë e re”, tha kryetari i kësaj parti Nazif Cungu.

Ai tha që në këtë parti nuk kanë kërkesë eksplicite në lidhje me ndonjë ministri. “Ne kemi marrëveshjen e parë të koalicionit të cilën e kemi nënshkruar para dy viteve kështu që duhet të dakordohemi në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshje. Çfarë do të ndodh do të shohim nga biseda drejtpërdrejtë me Gjukanoviqin”, shtoi Cungu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top