Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

FORCA: TI NDALOJMË PARREGULLSITË

ForcaNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa e Forcës së re demokratike të cilën e përcjellim në mënyrë integrale:

Gjatë zgjedhjeve të kaluara ka pasur parregullsi të numërta në procesin e votimit, ndër të cilat ka pasur raste:

  • Që figuron se kanë votuar familje të tëra të cilat jetojnë jashtë shtetit dhe nuk kanë qenë prezente ditën e zgjedhjeve
  • Që figuron se kanë votuar persona të vdekur

Këto shkelje kryesisht janë realizuar duke shfrytëzuar të drejtën e votimit me zarf.

Gjithashtu ka pasur raste që dalja në zgjedhje në disa vendvotime ka arritur deri në 90%, dhe atë në atë pjesë të territorit të komunës ku dihet se një pjesë e madhe e popullatës është në emigracion.

Duke u nisur nga evidentimi i këtyre problemeve  të cilat paraqesin shkelje të rëndë të ligjit, FORCA është duke punuar për të identifikuar në listat e zgjedhësve personat të cilët jetojnë jashtë dhe ata që kanë vdekur dhe janë ende në lista, në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e parregullsive gjatë këtyre zgjedhjeve.

Duam t’ia bëjmë të ditur të gjithë opinionit publik se FORCA do të ketë komisionerë në të gjitha vendvotimet  si dhe gjatë votimit me zarf, për të verifikuar se do të votojnë me të vërtetë personat për të cilët janë paraqitur kërkesat.

Në rast se dikush do përpiqet të bëjë parregullsi, do të lajmërojmë mediat, vëzhguesit ndërkombëtarë, si dhe OJQ-të. Më e rëndesishmja, do të lajmërojmë organet kompetente – policinë dhe prokurorinë, ku do ngrejmë aktpadi ndaj çdo personi që do të përpiqet të pengojë procesin e rregullt të zgjedhjeve.

FORCA  është parti e cila vepron në bazë të vlerave demokratike dhe me çdo kusht do të mbrojë votën e lirë.

4 comments

  1. Pa cka jeni ty ba pra naper katun , naper tan kafaanet ne an tmalit tema kryesore esht per forcen se sa pare jon ty jap por vota ,e delni me qish deklarata, mos pakti mylni gojen, apo doni me than vetem forca ka drejt me vjedh e kerkosh tjeter:))))))), ala jena ty u qesh per ket deklarat smunena me xan bes cfase dy ftyrshe jeni

  2. @pa ftyr@ nickun e paske ashtu sic je edhe duke folur…une jam nga Ana e Malit edhe ala nuk e ndegjova diken qe Forca i ka futur dikuj dicka ne xhep, ne Ane te Malit te gjitha partit jan duke punuar edhe duke shpalosur programet e veta duke iu afruar cdo votuesit qe ta bind per voten, dikush ia arrin e dikush jo, edhe nje here te thrras publikisht qe mos u merrni me dezinformata sepse akoma nuk eshte prezent asnje dukuri e till. Kurse, sa i perket deklarates se Forces per parregullsite e mundeshme, ato jan te pa shmangeshme sepse ne keto lloj rrethanave ato jan evidente qe 23 vjet dhe eshte nje dukuri shume e keqe blerja e votes. Une te te pershendes dhe me mire te jesh me ftyre sepse pa ftyre nuk do te shkojsh larg.

  3. Mas i ven vesh, ky nuk isht vec i pa ftyr, ky i ka edhe nja 20 emra n ket portal e rri ty i ndrru, mu duk damek se jan ty e sha shum vet forcen:-), ska pun tjera njeriu

  4. Per cka i kajn marr 200000 mi euro kredit,me siguri me prezentu programin, si skeni marre me fol,jan nis me prezentu programit!!!!:)))),shifet se jeni te dy ushtar forces,shkruni ca dush ket ca tham sisht se pa zbuloj dicka ket e dijn tan nulain.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top