Të dielën u mbajt mbledhja e Forumit Rinor URA Ulqin në Sallën e madhe të Kuvendit te Komunes së Ulqinit.
Përveç anëtarëve të Forumit, në Kongres morën pjesë: kryetari i partisë Dritan Abazoviq, nënkryetari Filip Axhiq, deputetja Bozhena Jellushiq, këshilltarët në parlamentin lokal, si dhe anëtarë dhe mbështetës të shumtë të LQ URA Ulqin.
Tema e mbledhjes ishte zgjedhja e organeve të Forumit Rinor.
Seanca u drejtua nga një trup punues i përbërë nga: Besart Hoxha – kryetar, Millena Gllenxha – Anëtare dhe Anida Hasanaga- Anëtare.
Në seancën e sotme, u zgjodhën bashkëkryesuesit e Forumit, Marija Bogojeviq dhe Nikollë Hoti, nënkryetarët e Forumit, Zana Mavriq dhe Besart Hoxha, dhe sekretari i Forumit Mensur Pelinković.