Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Foshnjorja në Fushë të Ulqinit: NË PIKPYETJE REALIZIMI I INVESTIMIT

Vrtic, FoshnjorjaPër shkak të marrëdhënies indolente të organeve lokale, po vonohet me procedura për fillimin e realizimit të ndërtimit të foshnjores në Fushë të Ulqinit. Për këtë arsye është e mundur që mjetet e dedikuara për ndërtimin e këtij objekti të kalohen për projekte tjera, mëson Portali Ul-info në Qeverinë e Malit të Zi.

“Do të ishte shumë keq të humbim parat për një projekt të tillë, nga i cili dobi kanë gjeneratat e tashme, por edhe ato të ardhshme”, thotë drejtoresha e Institucionit parashkollor publik “Solidariteti” Vjera Kostiq duke thënë se me këtë rast ka reaguar edhe Këshilli i prindërve të këtij institucioni.

Përndryshe, mjetet për këtë projekt i ka siguruar Banka zhvillimore e Këshillit të Europës. Është paraparë që foshnjorja në Fushë të Ulqinit të përgatitet për pranimin e 123 fëmijëve dhe të hapet solemnisht deri në fund të vitit të ardhshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top