Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Foshnjorja në Fushën e Ulqinit: ZHGËNJIM, SIKLET, PETICIONE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKëshilli i prindërve të Institucionit parashkollor publik “Solidariteti” ka shprehur të mërkurën në mbrëmje pakënaqësinë për vonesën e Kuvendit komunal të Ulqinit që të sjell Vendimin për kalimin e të drejtës së pronësisë pa kompensim për ndërtimin e foshnjores në Fushën e Ulqinit.

Opozita ka propozuar që me këtë rast, të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit lokal vetëm me atë pikë të rendit të ditës.

Në të gjithë qytetet tjera të Malit të Zi ku parashikohet ndërtimi i objekteve të ngjashme është përfunduar kjo procedurë.

Mjetet për këtë projekt i ka siguruar, përndryshe, Banka zhvillimore e Këshillit të Europës, prandaj i gjithë procesi në Ulqin shihet me siklet nga ana e Kuvendit të Malit të Zi dhe Ministria e financave.

“Do të ishte shumë keq sikur për herë të dytë të humbim paratë për një projekt të tillë, nga të cilët dobi do të kenë gjeneratat e tanishme, por edhe të ardhshme”, thotë drejtoresha IPP “Solidariteti” Vjera Kostiq duke shtuar që prindërit dhe personeli arsimor i është drejtuar me dëshirën që për shkak të kësaj situate ti shkruajnë peticion pushtetit lokal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top