Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Foshnjorja “Solidariteti”: ULQINAKËT MË TË RI MËSOJNË PËR SHPENDË SHTEGTARË

Solana UlcinjQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve dhe Shoqata Martin Shnajder Jakobi në periudhën prej me 8 deri me 15 shkurt organizojnë punëtorinë për shpendë shtegtarë në të gjithë njësitë edukative të IPP “Solidariteti”.
Fëmijët përmes prezantimit vizual dhe audio mësojnë për vetitë interesante jetësore të shpendëve shtegtarë, në veçanti për llojet që qëndrojnë në Ulqin.
Duke marrë parasysh rëndësinë e Ulqinit në hartën e ornitologëve, por edhe nevojën e edukimit të më të rinjve për pasuritë natyrore të cilat i ka qyteti, në pranverë do të realizohen punëtoritë për shpendë të Kripores së Ulqinit, ku do të organizohet vizita në këtë zonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top