Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

FreeThePress: Pejani fitues i garës botërore për logon e shtypit të lirë 2016

 

ShtypiDjali nga Peja, Artian Asllani, i cili javë më parë i kishte hyrë një gare për logon më të mirë në botë për “shtypin e lirë”, ka arritur të dalë fitues.

Lajmin për shpalljen e tij si fitues e ka bërë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner në një konferencë shtypi.

Logoja e Artianit me tematikën për shtypin e lirë “Free the Press”, kishte hyrë në rrethin e ngushtë dhe falë votimeve ai ka arritur edhe të rrëmbejë vendin e parë.

Njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit se ka lansuar kampanjën e pestë #FreeThePress.

“Përgjatë 6 ditëve të ardhshme, ne do të profilizojmë gazetarët që janë të sulmuar për raportimet e tyre në terren. Ne po ashtu do të vëmë në pah punën që misionet e SHBA-ve bëjnë për të promovuar lirinë e shprehjes dhe të shtypit”, thuhet në njoftimin e DASH. (Bota sot)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top