Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Fronti demokratik: TË HETOHET PUNA E KRIPORES PAS PRIVATIZIMIT

Millan Knezheviq, Milan KnezevicAnëtarja e Frontit demokratik (FD), Partia demokratike popullore (PDP) ka ftuar prokurorin e lartë shtetëror, Ivica Stankoviqin, që të hetojë punën e Kripores nga momenti i privatizimit deri në dhënien me qira Ndërmarrjes publike “Parqet nacionale”.

Kryetari i PDP, Millan Knezheviq, kërkon edhe që të kontrollohet përgjegjësia e të gjithëve të cilët këtë kompani dhe shtetin e dëmtuan për vlera milionëshe. “PDP kërkon që të hetohet puna e administratës së falimentit dhe roli i tyre në dukuritë e pazbardhura në këtë ndërmarrje, siç janë shkaktimi i prishjeve, shkatërrimi dhe vjedhja e pronës, kushtet e shpalljes së tenderëve, obstruksionet eventuale, si dhe të gjithë punët që përcollën tentimet agresive për ridedikimin e 15 milion metër katror tokë në mënyrë që të ndërtohen banesat”, tha Knezheviq në kumtesë.

Knezheviqin e intereson edhe kush është përgjegjës për vendosjen e pronës së Kripores nën hipotekë si garanci për, siç pohon, kreditë private tek Banka e Parë (Prva banka) dhe ajo Komerciale malazeze (CKB).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top