Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

FT MZ: 11 ÇMIME PËR KLUBIN E TAEKWONDO-SË ULQIN

TaekwondoNë manifestimin e shpalljes së më të suksesshmëve në vitin 2019 të organizuar nga Federata e Taekwondo-së e Malit të Zi (FT MZ), Klubi i Taekwondo-së Ulqin fitoi 11 çmime.

Në disiplinën olimpike, disiplina e ndeshjes:
Sara Kraja u shpall sportistja e vitit e cila u shpërbly edhe me një çmim special për arritjen e medaljes së artë në kampionatin europian.
Enes Dushku: pioniri më i sukseshëm.

Diciplina e formave:
Hava Malokraja, pionirja e re.
Arta Ismailaga, pionire.
Enes Dushku, pionir.
Hana Tivari, kadete.
Dion Mustafa, kadet.
Amrudin Hoxhiq, Junior.
Sumeja Bisha, juniore.
Medina Kanaqeviq, seniore.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini u shpall klubi më i sukseshëm në diciplinën e formave.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top