Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Ftesa për NATO: GJEKA URON ZYRTARËT DHE QYTETARËT E MALIT TË ZI

Millo Gjukanoviq Fatmir GjekaKryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka në emër të partisë së tij dhe të tijin personal i dërgoi urimet zyrtarëve më të lartë shtetëror të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve për suksesin historik të cilin ky vend e arriti sot me marrjen e ftesës të bëhet anëtare e plotë e Aleancës Veriatlantike.

“Kjo është konfirmim i qartë i reformave të cilat po ndërmerren në Mal të Zi dhe nxitje që në mënyrë edhe më të vendosur të hymë në fazën e re të zhvillimit të shtetit tonë”, thuhet në telegramin e Gjekës dhe theksohet se “anëtarësimi në këtë organizatë të shteteve të zhvilluara do të forcojë pozicionet e Malit të Zi në botë dhe regjion, do të shpejtojë proceset demokratike dhe përmirësimin ekonomik të të gjithë qytetarëve”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top