Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Fundjavën e kaluar: NISI VALA E TURISTËVE

Ulcinj, Ulqin, PanoramaPronarët e apartamenteve private dhe qiramarrësit e plazheve na kanë pohuar që fundjavën e kaluar erdhi deri tek rritja e konsiderueshme e numrit të mysafirëve në rivierën e Ulqinit. Në hotelet e mëdha në Ulqin shumë vështirë është të gjesh dhomë të lirë.

Kjo duhet të thotë që mbas “gropës së korrikut” nisi vala e mysafirëve. Punëtorët turistik vlerësojnë që rritja e mysafirëve do të vazhdojë në kontinuitet, e që vërshimi i madh do të jetë në fund të korrikut, gjegjësisht menjëherë mbas Bajramit të Ramazanit.

Që pritjet e tilla janë reale tregon fakti që në Ulqin këto ditë ka shumë pak mysafirë nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku dhe  Maqedonia, si dhe nga diaspora shqiptare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top