Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Furnizim më stabil me rrymë gjatë sezonit: CEDIS NDËRTON NËNSTACIONIN “ULQINI I RI”

Rryma elektrike, StrujaNë Fushë të Ulqinit filloi ndërtimi i nënstacionit “Ulqini i ri” i cili, siç njoftohet nga CEDIS, do të përfundojë para fillimit të sezonit turistik.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq vlerësoi se ky objekt paraqet parakusht të nevojshëm infrastrukturor për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në qytet në 25 deri në 30 vitet e ardhshme.

Me ndërtimin e nënstacionit Ulqini i ri do të përmirësohet drejtpërdrejtë cilësia e furnizimit me energji elektrike për mbi tre mijë konsumatorë nga rajoni i Pinjeshit, Mëhallës së Re, Meterizit, Ranës dhe Kalasë, si dhe do të zvogëlohet ngarkesa e nënstacionit “Qyteti”, i cili me vite gjatë kulmit të sezonit punon në regjimin e mbingarkesës.

“Përveç ndërtimit të nënstacionit “Ulqini i ri” CEDIS në Ulqin realizon edhe një sërë projektesh tjera investuese me vlerë dy milion euro”, përfundojnë nga kjo ndërmarrje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top