Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Furnizimi me ujë dhe ujërat e zeza: I SIGURT FILLIMI I PROJEKTIT ME GJERMANËT

KfW BankPërfaqësuesit e Bankës zhvillimore gjermane (KfW) do të qëndrojnë në vizitë pune në komunë të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Ato me drejtuesit e Komunës dhe Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” do të bisedojnë për vazhdimin e implementimit të projektit investues të ndërtimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në Ulqin, si dhe për avancimin e zhvillimit të kapaciteteve në këtë ndërmarrje.

Mbasi që është hequr kushti që për realizimin e këtij projekti duhet të zvogëlohet numri i të punësuarve në NP “Ujësjellës dhe kanalizime”, mbeti që Komuna të shlyej detyrimet e veta ndaj “Vodacom-it”.

Edhe këtu Qeveria e Malit të Zi shprehu gatishmërinë të ndihmojë meqenëse bëhet fjalë për borxh prej pak më shumë se 100 mijë euro.

Përndryshe, vlera e fazës së parë në fushën e ujësjellësit dhe derdhjes së ujërave të zeza në komunë të Ulqinit është mbi 20 milion euro, për ç’gjë dha garanci Qeveria malazeze.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top