Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Furnizimi me ujë dhe ujërat e zeza: NË FILLIM TË VJESHTËS SHPALLET TENDERI

Vodacom Në Komunë të Ulqinit u mbajt takimi me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore Gjermane – KFW dhe përfaqësuesit e shoqërisë së përbashkët shërbyes dhe koordinative për furnizim me ujë dhe derdhje të ujërave të zeza për Bregdetin malazez – SHPK Vodacom. Temë e takimit ishte realizimi i projektit të furnizimit me ujë dhe derdhjes së ujërave të zeza në komunë të Ulqinit, njoftohet nga vetëqeverisja vendore.

Kryetari i Komunës Loro Nrekiq theksoi se ky projekt ka rëndësi të madhe për Komunë të Ulqinit dhe të gjithë shërbimet e Komunës qëndrojnë maksimalisht në dispozicion në mënyrë që sa më pare të fillojë realizimi i tij.

Nga Vodacomi thane se pritet shpallja e tenderit kryesor për kryerjen e punimeve në shtator ose në tetor të këtij viti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top