Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Fushata e OT-së: “PUNO LEGALISHT – REGJISTRO AKOMODIMIN, LAJMËRO MYSAFIRËT!”

Plazhi i madh, Velika plaza, PanoramaUlqini është qyteti në Mal të Zi në të cilin përqindja e mysafirëve që evidentohen dhe paguajnë taksën e banimit është bindshëm më e ulët. Sipas vlerësimeve, lajmërohet çdo i katërti turistë që pushon në rivierën e Ulqinit.

Prandaj këtë vit organet shtetërore dhe lokale, në bashkëpunim me inspektoratet kompetente, vëmendje të veçantë do t’i kushtojnë këtij problemi.

Është paralajmëruar se kontrolli i regjistrimit të akomodimit dhe i lajmërimit të mysafirëve do të jetë më intensiv në fillim të qershorit.

Prandaj, Organizata Turistike e Ulqinit për këtë arsye filloi fushatën me moton “PUNO LEGALISHT – REGJISTRO AKOMODIMIN, LAJMËRO MYSAFIRËT!”, me vlerësimin se “procedura është e thjeshtë dhe të gjithë kanë hesap”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top