Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Fushata: KONTROLLI I LAJMËRIMIT TË MYSAFIRËVE DHE QIRADHËNËSVE TË AKOMODIMIT

Panorama Jadran. Mala plazaVlerësohet se në Ulqin regjistrohet çdo i katërti mysafirë, prandaj institucionet shtetërore dhe ato të Komunës kanë nisur fushatën që kjo gjendje të ndryshohet.

Ministri Malazez i turizimit Pavle Radulloviq deklaroi se në kulmin e sezonit të vitit 2018, qyteti humb gjysmë milioni euro në javë për shkak të mospagesës së taksës së banimit.

Synimi më i rëndësishëm i fushatës është rregullsia e punës të të gjithë atyre që merren me qiradhënien e kapaciteteve akomoduese. Ato ftohen që prej tani të marrin të gjithë lejet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë të cilën e japin organet e vetëqeverisjes vendore si dhe të jenë në regjistrin e përgjithshëm tatimor.

Është paralajmëruar se do të kontrollohen edhe qiradhënësit e akomodimit në platformat e internetit, siç është Booking-u.

Kontrolli i turistëve se a e kanë paguar taksën e banimit në objektet ku ishin të akomoduar do të bëhet edhe kur të lëshojnë shtetin, gjegjësisht në pikat kufitare dhe në aeroporte.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top