Trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi në futboll të vogël Sveto Lesar publikoi regjistrin e lojtarëve të cilët konkurrojnë për ndeshjet me Italinë dhe Belgjikën në kuadër të UEFA Futsal EURO, u njoftua nga Federata e Futbollit.
Në mesin e 19 lojtarëve, Lesar përzgjodhi edhe tre ulqinakë: Fatmir Mollabeqiri, Edmond Kurti dhe Nermin Krumiq.
Përfaqësuesja e Malit të Zi do të grumbullohet me 15 janar në Tivat, ku do të stërvitet deri më 22 janar dhe transferimit në Podgoricë.