Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Futboll: NË XHIRON E PARË FEDERALI ME ORJENIN

Në xhiron e parë të Regjionit jugor të futbollit të Malit të Zi “Federali” i Ulqinit (ish Otranti) të dielën do të luaj me ekipin e “Orjenit” nga Herceg-Novi. Ndeshja fillon në orën 13:00 në stadiumin tek Safari.

Në ligën e Tretë malazeze, e cila njihet edhe si “beton liga” (nga ajo nuk mund të bihet), në ktët sezon marrin pjesë edhe “Slloga” nga Tivari i Vjetër, “Hajduku” nga Tivari dhe “Slloga” nga Radanoviqi.

Klubi i parë i futbollit nga Ulqini “Olcinium” është themeluar në vitin 1921, çka e renditë në një nga klubet më të vjetër në vend. Mbas luftës së dytë botërore klubi e ndryshon emrin në “Bjellogorac”, ndërsa nga viti 1983 në “Otrant”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top