Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Futboll: „OTRANT OLIMPIK“ HUMB NGA RIVALI NË KOTOR

Futboll, Fudbal, Otrant OlimpikMbas serisë së rezultateve të mira „Otrant Olimpik“ humbi të mërkurën nga skuadra e „Bokelit“ në Kotorr me rezultatin 1:0.

Ishte kjo ndeshje e rëndësishme me rivalin direkt në betejën për kualifikimin më të mirë në tabelën e Ligës së dytë të Malit të Zi.

E tillë do të jetë edhe ndeshja e ardhshme, ajo e xhiros së 25, e cila luhet të dielën, me 8 prill, me fillim në ora 16, në Plazh të madh, me „Llovqenin“ nga Cetina.

Nëse fitojnë në këtë ndeshje futbollistët e „Otrant Olimpikut“ mund të shpresojnë se në fund të garës do të jenë në mesin e pesë skuadrave të para në tabelë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top