Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Futboll: “OTRANT OLIMPIK” LUAN SI VENDAS NË TIVAT?

Futboll, Fudbal, Otrant OlimpikNë xhiron e 2 të Ligës së Dytë të Malit të Zi “Otrant Olimpik” luan të dielën si vendas me skuadrën e “Deçiqit”.

Por, për shkak të mungesës së kushteve në dhomat e zhveshjes në stadiumin në Plazhin e Madh u paralajmërua që kjo ndeshje do të luhet në Tivat.

Mirëpo, pikëpyetje është se a do të pranojnë të luajnë lojtarët e skuadrës nga Ulqini, sepse nuk kanë marrë disa paga.

“Ne tash një kohë të gjatë kemi probleme financiare. Falënderoj të gjithë që na ndihmuan, sepse ky klub është mbi të gjithë neve. Ai duhet të mbijetojë për shkak të fëmijëve tanë, lojtarëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm. Besojmë se ditët e ardhshme do të mbledhim më shumë para në mënyrë që të vazhdojmë garën pa pengesa”, tha kryetari i klubit Nexhad – Loshka Hasanaga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top