Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Futboll: PRAPË “DERBI I XHIROS” NË PLAZH TË MADH

Otrant-Olimpik, Futboll, FudbalTë inkurajuar nga fitorja e madhe të cilën e realizuan të dielën kundër liderit në tabelë, skuadrës së “Komit” në Podgoricë, futbollistët e “Otrant Olimpikut” këtë fundjavë në Plazh të madh luajnë prapë “derbin e xhiros”.

Në këtë ndeshje shumë të rëndësishëm mysafirë i Ulqinakëve është skuadra “Ibar” nga Rozhaja, skuadra e dytë në renditje në Ligën e dytë malazeze.

Nga udhëheqësia e “Otrantit” kanë ftuar tifozët që në numër sa më të madh t’i përkrahin, sepse fitorja në këtë ndeshje gati sigurt do të thotë kualifikimin në barazhin për Ligë të parë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top