Futboll: Shqipëria e 38-ta në renditjen e FIFAs

Në prag të ndeshjes Shqipëri- Norvegji, kombëtarja jonë ka vendosur një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s për muajin qershor. Shqipëria bën sërish historinë duke u gjendur në vendin e 38-të, nga i 43-ti që ishtë në muajin maj.

Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta në tabelën e FIFA-s, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia, Ekuadori dhe Rusia.

Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria në rast të një fitoreje me Norvegjinë në “Qemal Stafa” këtë të premte, mund të shënojë një tjetër rekord për muajin Korrik. (Panorama)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…