Sunday , September 22 2019
Lajmi i fundit

Futboll: ULQINAKU PRANË PSV-së

Rudovic, RudoviqAngjello Rudoviq ndodhet në prag të kalimit në skuadrën holandeze PSV. Mesfushori i shkëlqyer i Mogrenit të Budvës gjendet në provë në Ajndhoven, e sipas raportimit të medieve vendase, drejtuesit e skuadrës janë shumë të kënaqur me atë çfarë tregoi 18 vjeçari nga Ulqini.

“Klubit ia dorëzova regjistrin me emrat e lojtarëve të cilat do të kisha dëshirë ti kem në skuadër vitin e ardhshëm. Theksin padyshim e vejmë në lojtarët e rinj, në mënyrë që sa më shumë lojtarë nga kjo skuadër të luajnë për ekipin e parë të PSV-së. Angjello është njëri nga to. Do të shohim në periudhën e ardhshme si do të zhvillohen gjërat, por sinqerisht shpresoj që do të vijë deri tek realizimi i transfertës”, tha për mediet holandeze Darije Kaleziq, trajneri i skuadrës B të PSV-së.

Angjello Rudoviq është, përndryshe, lojtar i skuadrës përfaqësuese të Malit të Zi për mosha të reja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top