Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

G.Çitaku: PERANDORËT ROMAK ME PREJARDHJE ILIRE

Shqiptarët padyshim se i takojnë trungut të popujve më të lashtë​​ si​​ për nga​​ historia​​ ashtu edhe për nga gjuha. Mirëpo shqiptarët janë një ndër popujt të cilët më së paku​​ e kanë të​​ dokumentuar​​ historinë e vet kombëtare.​​ 

Periudha e hekurit​​ (shek. XI-V p. e. re) por edhe ajo antikejanë​​ periudha​​ shumë​​ ​​ lavdishme​​ ​​ ilirëve si paraardhësit tanë. Këto periudha kohoreofrojnë shumë të dhëna e që ne shumë pak apo aspak​​ i​​ kemi të​​ hulumtuara.A ishin të civilizuar? Me çfarë teknike dhe si​​ i​​ ndërtuan vendbanimet e veta?​​ Nëse​​ dimë se muret ciklopike janë karakteristikë e ndërtimeve ilire atëherë shtrohet pyetja si u skalitën ata gurë gjigand? Kush ishin ata që​​ i​​ skalitën me aqë precizitet dhe në fund me çfarë makinerie apo teknike​​ i​​ ngriten blloqet shumëtonëshe deri në ato lartësi të mëdha?​​ Me çfarë gjuhe flisnin​​ e shkruanin?

Në libra historikë​​ lexojmë​​ për kulturën helene apo romake​​ dhe​​ padyshim se këto kultura​​ kanë​​ mbërrit edhe​​ në Ilirik,​​ mirëpo ato​​ kanë hasë edhe në kulturën ilire e cila ishte prezente dhe ka dhënë kontributin e vet në kulturën e gjithëmbarshme botërore. Helenët,​​ trojet e ilirëve i quanin barbare,​​ derisa Roma trojet ilire nuk mundi t’i pushtojë me lehtësi por iu​​ deshtë​​ që të zhvillojë një luftë e cila zgjati pothuaj 300 vite​​ ku më të njohurat janë Lufta e Parë, e Dytë dhe e Tretë​​ Iliro-Romake​​ kur​​ edhe përfundimisht​​ bie Mbretëria e Ardianëve​​ dhe​​ i gjallëbie rob​​ Mbretit Gent. Pasojnë disa kryengritje të cilat vazhdimisht​​ zgjasin deri në vitin 6-7​​ të erëssë​​ re​​ e që pas shuarjes së kryengritjes,Roma me qëllim që më lehtë ta kontrollojë këtë territor formon dy provinca të veta në Ballkan: Dalmacinë dhe Mezinë.

Nuk duhet harruar se fillimisht Roma kishte rregullim​​ mbretëror (735-509 p.e. re) pastaj Republikan (500 p.e.re – 27 p.e.re) dhe pastaj me ardhjen e Cezarit (50 pe.re) e përfundimisht nga Augusti (27 p.e. re) fillon era e​​ rregullimit të ri​​ shtetëror​​ pra​​ Perandorisë Romake​​ që udhëhiqet nga perandori i cili sipas një rregulli vinte nga radhët e ushtrisë. Ky rregullim zgjati deri në vitin 350 të erës sonë kur edhe Perandoria ndahet në atë Lindore dhe Perëndimore. Në këtë periudhë​​ falë shkathtësisë së tyre luftarake, guximit dhe ambicies për pushtet u bë e mundur që për​​ perandorë​​ romakë​​ të bëhen edhe shumë ushtarakë të lindur në​​ Iliri dhe që shumë lehtë vërtetohet identiteti i tyre ilir​​ madje ata edhe inkurajonin dhe ndihmonin ilirët tjerë që të ngriten dhe avancohen në ushtri​​ kështuqë për një periudhë kohore pothuaj 100 vjeçare​​ ia arritën që​​ shumë ilirë të mbajnë poste dhe funksione shumë të larta perandorake por edhe në jetën qytetare të qyteteve të ndyshme në Perandorinë Romake.

Në periudhënperandorake ​​ (27 p.e.re – 395)​​ e që njëherit edhe njihet si periudha e mbretërimit të përgjakshëm në fron janë ulur afro 30 ilirë prej të cilëve më të njohurit janë: Diokleciani, Konstantini i Madh etj., e që Aurel Viktori do të shkruante: ”Atëdheu i të gjithë këtyre ka qenë Iliriku, edhepse pak të qytetëruar kanë qenë shumë të dobishëm për shtetin” (N.Ceka, Ilirët).

Këtu po sjellim listën e​​ Perandorëve Romak që kanë lindur në Ilirik dhe​​ dëshmohet​​ prejardhja​​ ilire:​​ 

  • Trajanus Decius​​ (249 – 251),​​ Gaius Messius Quintus Taianus Decius, ka lind në Budallija (Sirmium) sot fshati Martiniqi (Mitrovica e Sremit, Serbi)

  • Hostilianus​​ (251),​​ Gaius Valens Hostilianus Messius Quintus, djali i Trajan Deciusit, ka lind në Sirmium, sundoi së bashku me Trebonian Galin, vdiq nga kolera.

  • Claudius II Gotikus​​ (268 – 270),​​ Marcus Aurelius Claudius Gothicus, supozohet se është nga rrethi i Sirmiumit ose nga Dardania. Për perandor zgjedhet pasi i mund Gotët në vitin 268 afër Naissusit por është më i njohur se vret një murg të krishterë e që më vonë ai​​ njihet si Shën Valentini.

  • Quintilus​​ (270),​​ Marcus Aurelius Claudius Quintillus, ka lind në Sirmium, është vëllai i Claudit II, vetëm 77 ditë ka qëndruar në fron.​​ 

  • Aurelianus​​ (270 – 275),​​ Lucius Domitius Aurelianus, ka lind në Sirmium sot Mitrovica e Sremit, njihet me atë se Perandorisë Romake ia ribashkon Mbretërinë e Galëve që më parë ishin shkëputur.

  • Probus​​ (276 – 282),​​ Marcus Aurelius Probus, ka lind në Sirmium, përveç se i njohur me trimëritë dhe fitoret në beteja ai është i pari që lejoi që vreshtat Italiane të mbillen edhe në vende tjera të Perandorisë si në Ilirik, Galici, Britani dhe Spanjë.

  • Diocletian​​ (284 – 305),​​ Gaius Aurelius Valerius Diocletianus, ka lind në Dioclea sot Dukla afër Podgoricës. Një ndër perandorët më të​​ rëndësishëm​​ të Romës. Pas një kaosi të madh shumëvjeçar ai ia arriti që Perandorinë ta vëj në rregull. Së pari vendos taksat për të gjithë banorët e Perandorisë dhe konsilidon financat. Duke qenë i vetëdijshëm se Perandoria ishte shumë e madhe dhe që ishte shumë e vështirë të udhëhiqej nga një njeri i vetëm është i pari që vendos të ndajë pushtetin krijon​​ Diarkin​​ (dy AUGUSTË që​​ sundojnë njëri në Lindje e tjetri në Perëndim) dhe kjo ishte fillimi i ndarjes së Perandorisë në atë Lindore dhe Perëndimore. Për bashkësundimtar zgjedh mikun e vet ilirin nga Sirmiumi (Mitrovica e Sremit) Maximianus Herculius. Edhe pse nënën dhe gruan i kishte të krishtera prapë njihet si persekutues i të krishterëve dhe është i pari që jep dorëheqje nga pushteti duke iu krijuar të tjerëve të vijnë në shprehje. Në kohën e sundimit të tij 20 vjeçar ai njihet edhe për nga vendosja e​​ Tetrarkisë​​ që do të thotë katër sundimtarë (dy AUGUSTË që sundojnë njëri në Lindje e tjetri në Perëndim si dhe dy zavendësa të tyre që quheshin CEZARË) e me këtë ai ndanë Perandorinë në katër regjione të mëdha: ORIENTI (Diokleciani në Nikomedi), ILIRIKU (Galeri në Sirmium), ITALIA (Maximiliani në Mediolanum) dhe GALIA (Konstanci në Augusti Treverorum). Para se ta lëshojë fronin në Salonë (Split) ai ndërton Pallatin e vet sot shumë të njohur Dioklecian ku edhe kalon vitet e fundt të jetës. Njihet edhe për thënien që kur e ftojnë të kthehet në fron ai iu përgjigjet duke thënë ”Po ta dini se sa të mira janë lakrat që kam mbjell në kopshtin tim, kurrë nuk do të më ftoni”. Vdes në paqe me vetvete dhe bashkëvendasit e vet në një jetë të thjeshtë dhe jo luksoze.

  • Maximianus Herculius (285 – 305),​​ Marcus Aurelius Valerius Maximianus Herculius, ka lind në Sirmium. Ilir, mik i Dioklecianti dhe ai është ai që e bëri Augistus. Së bashku me Dioklecianin jep dorëheqje nga froni por që pas një viti (306) kthehet prapë në fron dhe i ndihmon në ngritje Konstantinin e Madh por që nga froni e heq djali i tij ose dikush nga suita e tij më 308.

  • Galerius (305 – 311),​​ Gaius Galerius Valerius Maximianus, ka lindur në Felix Romuliana sot Gamzigrad afër Zajeçarit. Ka udhëheq nga Sirmiumi, ka qenë i pamëshirshëm ndaj të krishterëve madje të gjitha barbarizmat që i vishen Dioklecianit janë fryt i përndjekjeve të tija. Për grua kishte vajzën e Dioklecianit e cila ishte e krishterë. Në fund të jetës pendohet për barbarizmat e bëra dhe tërheq disa dekrete ndëshkuese për të krishterët.

  • Constantius I Chlorus (305 – 306),​​ Flavius Valerius Constantius, ka lind në Ilirik më 31 mars 250. Eshtë babai i Konstantinit të Madh. Zotërues i perëndimit, vdes në Britani kurse varroset në Galici ku edhe e kanë adhuruar.

  • Flavius Severus II (306 – 307),​​ Flavius Valerius Severus II, ka lindur në Naissus, ka ndarë fronin me Konstantin Klorin kurse pas vdekjes së Klorit ai mbretëron perëndimin. Vritet.

  • Licinius (308 – 324),​​ Gaius Valerius Licianus Licinius, ka lindur në afërsi të Felix Romuliana, ​​ mbretëroi në lindje, së bashku me Konstantinin e Madhë sollën Ediktin e Milanit me të cilën vërtetohet toleranca fetare. Zhvillon dy luftëra kundër Konstantinit të Madhë të cilat edhe i humbet të dyja dhe më në fund ekzekutohet me vendim të Konstantinit të Madhë.​​ 

  • Maximinus Daia (311 – 313),​​ Gaius Galerius Valerius Maximinus, ka lindur në afërsi të Felix Romuliana, mbahet mend si persekutor i madh dhe se ​​ nuk ka pranuar sistemin tetrark të mbretërimit.​​ 

  • Constantinus I i Madhë (312 – 337),​​ Flavius Valerius Constantinus, ka lindur në Naissus (Nishi i sotëm). Më 313 nënshkruan Ediktin e Milanit me të cilin lejohet toleranca fetare dhe praktikimi i lirë i fesë së krishtere. Është themelues i Konstantinopolit dhe me ardhjen e tij në kry vie deri te një paqe sociale pas një periudhe të gjatë të persekutimeve fetare.

  • Constantinus II (337 – 340), Flavius Iulius Constantinus, ka lind në Sirmium dhe është djali i dytë i Konstantinit të Madhë. Babai i vet e bën Cezar të pjesës lindore të Perandorisë kurse dy vëllezërit tjerë pjesën tjetër.

  • Vetranio (350), i ilindur në Mezi, për Cezar e emëroi Konstanti II me kërkesën e vajzës së Konstantinit të Madhë. Mirëpo nuk ndenji shumë në fron vetëm dhjetë muaj kur edhe datyrohet të abdikojë.

  • Iovianus (363 – 364), Flavius Iovianus Augustus, ka lindur në Singidunum (Beogradi i sotëm) dhe në fron qëndroi vetëm tetë muaj.

  • Valentinianus I (364 – 375), Flavius Valentinianus, ka lind në Cibala (sot Vinkovci në Kroaci). Fronin e ka ndarë me vëllanë Valensin. Ka mbretëru perëndimin.

  • Valensi, (364 – 378), Flavius Valens, ka lind në në Cibala (sot Vinkovci në Kroaci). Fronin e ka ndarë me vëllanë Valentinianin I. Ka mbretëru lindjen.

  • Gratianus (375 – 383), Flavius Gratianus Augustus, ka lind në Sirmium. Është djali i Valentinianit I. Në Romë ndalon kultet pagane si dhe urdhëron largimin e shtatores së Hyjneshës së Fitores.​​ 

  • Valentinianus II (383 – 392), Flavius Valentinianus II, ka lind në Trir dhe është djali i Valentinianit I i cili ka qenë nga Cibala (sot Vinkovci në Kroaci).

  • Constantinus III (421), Flavius Constantius Augustus, ka lind në Naisus, është babai i Valentinijanit III

  • Marcianus (450 – 457), Flavius Marcianus, ka mbretëru në lindje.

  • Valentinianus III ( – ), djali i Constantinus III, njihet si perandori i fundit perëndimor me origjinë ilire.​​ 

  • Anastasius I (491 – 518), Anastasius, ka lind në Dyrrachium, Durrës, Shqipëri.

  • Iustin I (518 – 527), Flavius Iustinius,​​ 

  • Iustinianus I (527 – 565), Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, ka lind në Tauresium të Dardanisë. Justiniani I është imperatori i fundit latin prej atëherë të gjithë vijnë grek.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top