Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

G.Ibroçi: LIDERUCAT DHE NËNTORI I 2015 PA ATMOSFERË FESTE

Gezim IbrociÇorbë pa shije edhe e dëmshme mund të quhet realiteti aktual politik shqiptar.
Në Kosovë llugë, në Shqipëri rrëmuj derisa tek shqiptarët në Mal të Zi lamsh pa fije, për të cilin dua të shkruaj.
Prijësa e liderë shqiptarë në Mal të Zi, ku i keni arritjet, a mos vallë janë këto !?.. Ku e keni përgjegjësinë “kërkuat të votojmë shqip” !?,..Përse kërkuat besimin e popullit që po e drejtoni në greminë?!
Nëntori është muaj i festave për shqiptarët, por nëntori kësaj rradhe duket i zbehtë dhe pa atmosferë feste. Arsyeja për të festuar nuk është më po aq e fortë sepse çdo ditë e më shumë po e vrisni.
Derisa liderët e së kaluarës na bënë krenar me burrëri, trimëri e drejtësi, liderët aktual po na turpërojnë, në vend të betejës si prijësa, liderucat luftojnë kush i pari nuse!
Dikur ballin lartë plot krenari, derisa sot kokën poshtë dhe në strofull, ani pse e huaja vetëm të jetë ngrohtë!
Është e dukshme që u ka humbur udha në oborr, dhe nuk ka vend për të folur për rezultatet, por si vallë nuk keni guximin të kërkoni falje dhe të ballafaqoheni me njëri tjetrin për të filluar ndryshe, fillim nga e para, të penduar por jo të koritur e dorëzuar.
Jeni bijtë e një populli, dega të një trungu e nuk ka mundësi të jeni ndryshe, por lakmia për pushtet ju ka vërbuar dhe e shihni njëri tjetrin ndryshe, lakmia po ju bën më të afërt të huajin se vëllaun.
Në lojën që po luani përveç fatit tuaj jemi edhe ne tjerët që ju besuam, janë edhe gjeneratat që do vijnë o të …… !
Kujdes, askush nuk i ka gëzuar frytet e pemës së dyshimtë.
Për hatër të gjuhës që ju mësoi nëna jo të asaj që mësuat vet, për hatër të të parëve e atyre që do vijnë thërrisni mendjes dhe na udhëhiqni në drejtimin e duhur, pranojmë rrugën e vështirë por mos na bëni hise të pazareve të turpshme….

Gjithsesi vëllezër e motra që frymoni shqip, në kujtim të prijësve tonë nga e kaluara, atyre që flisnin dhe mendonin shqip, urime festa e simbolit tonë, e atij që na bashkon, urime Dita e Flamurit, Urime 28 Nëntori.

Ps. *Lideruca* ndoshta u ofendua dikush por nuk munda dhe nuk meritojnë të quhen njëjtë si i quajmë ato që ishin dikur lider e prijësa të vërtet!

One comment

  1. “Derisa liderët e së kaluarës na bënë krenar me burrëri, trimëri e drejtësi, liderët aktual po na turpërojnë, në vend të betejës si prijësa, liderucat luftojnë kush i pari nuse!” “Liderët e së kaluarës ” nen Mal te Zi na kane lane, apo asht tradite me i levdue ata qe nuk jane gjadhe. Nuk po i perkrahi liderët prezent, por ata vazhdojne cka paraardhsit kane fillue.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top