Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

G.Ibroçi: PËR HAJR JU QOFT MIQËSIA

Gezim IbrociTashmë e paralajmëruar dhe stërlajmeruar u nënshkrua aneks marrveshja me të fortin, si duket gara kush i pari mbrrin në Podgoricë vazhdon. Për aq sa e njoh realitetin e politikës shqiptare në Mal të Zi aspak befasuese edhe pse shtrohet pyetja përse dhe deri kur kështu?

Forca, partia që përveç përfaqësimit me deputet udhëheq edhe me KKSH-në ka zgjedhur kështu të punoj për çështjen shqiptare dhe përmirësimin e jetës së tyre! Në vend të një marrveshje me nder e faqe të bardhë me qytetarët e bashkombësit e vet që do duhej të fillonte së paku me kërkim falje, firmos marrveshje me PDS e Millo Gjukanoviqit “për të mos thënë përgjegjësin” partinë e cila vendos dhe udhëheq me realitetin aktual, e që mbetet të vlerësohet nga të gjithë është ky realiteti që duam ose jo. Edhe pse me profesion nuk jam jurist, pa u thelluar shumë marrveshja vë në dyshim saktësin, duket e turbullt e plot mjegull. Derisa në disa nene përmendet për realizim maji i 2016, në fund zbukurohet që realizimi i kërkesave brenda gjashtë muajve që nga data e nënshkrimit 7 korriku 2015, matematikë që mua nuk më del.

-Kërkoni nga partneri respektim të simboleve dhe gjuhës shqipe derisa harroni që dokumentin e sapo firmosur e shkruat vetëm në gjuhën sllave….. do vlerësohej shumë sikur të fillonte respektimi që nga ky dokument e po ashtu do kuptohej më mirë nga ne “të tjerët”!!! Mirë që përmendet simbolet kombëtare por edhe aty diçka nuk shkon, gabim në hapa si duket, në zyrën në Anë të Malit valvitet flamuri kombëtar por jo edhe tek dera zyrës në qytet, lë përshtypjen e përdorimit të standarteve të dyfishta!

Disa nga kolegët tuaj nuk e shohin si hap përpara marrveshjen tuaj, tjerë ju kujtojnë që duhet respektuar fillimisht marrveshjet e juaja pastaj eventualisht të prisni respektim të marrveshjeve nga tjerët por keni edhe tjerë që heshtin dhe kanë zgjedhur këtë mënyr tradicionale tyren! Ndoshta edhe nuk ju intereson shumë mendimi i kolegëve politikan, me ndonjë ndryshim të vogël me këto rregulla po luani pothuajse të gjithë, por ku jemi ne populli tek teket e lojrat e juaja, sa po na përfaqësoni ne që ju dhamë pozitat që keni, sa e ndjejmë veten ne nënshkrues të marrveshjeve tuaja…

Vazhdon sëmundja e vjetër… Vazhdon nënshkrimi i marrveshjeve e pazareve veç e veç, nga ju “partitë politike shqiptare” që jo vetëm nuk keni aftësin të bashkoheni për të mirën e përgjithshme por nuk bëni dot as konkurrentin, dini vetëm kundërshtar të bëni…

Populli përmbajtjet e marrveshjes suaj : Valdanos, komuna e Tuzit, valorizimet, të mirat detare, simbole kombëtare, ka dy dekada që i dëgjon, sikur ti shtonit qendrën e Katerkollës, bazenin e Brajshes dhe investimet në bujqësi do freskonit kujtesën për fushata :)

Siç është e njohur që gjithçka ka një fillim dhe një fund, ngelet të shpresohet që kësaj “politikbërje” ti vie fundi…

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top