Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

G.Ibroçi: REAGIMI PËR FLAMUR ME HESHTJE!

 

Gezim Ibroci, ProtestIsha gabim kur mendova se ngjarja e 11 shkurtit do bënte bujë, e që partitë kombëtare “apo nacionale”, siç i thonë vetes, do ngrinin zërin të paktën për të treguar ndjenja kombëtare “të sinqerta “ e t’i thonin dy fjalë për aktin qyqan e vandal!

Ofendimi që ju i bëni shpeshmi njëri tjetrit që jeni patriota dhe atdhetarë deri në Tivar, zë vend si duket, bile po dëshmohet që as deri në Ulqin.

Gjithashtu, po vërtetohen edhe të thënat që flamuri ju nevojitet më së shumti për kohë fushate në kolonat e veturave ti turreni njëri tjetrit, e jo siç do duhej që pikërisht ai simbol i vetëm të ju printe ju të gjithëve të copëtuar, gjithmonë.

Ndoshta dikush do arsyetohet me ate që nuk është interes i askujt tensionimi i situatave, andaj po jap një përgjigje paraprakisht (psh. tensionim i situatës do ishte ti kthesh shpullën dikujt, por asnjëherë nëse thua që ajo shpulle më goditi edhe mua, të paktën ta thuash).

Heshtja ndoshta mund të arsyetohet më saktë me shpërqendrimin dhe mungesën e kohës së “lider..ave”,  sepse e gjithë vëmendja qëndron tek pazaret politike, interesat personale dhe kush kuj po ia “fut”.

Pas informatës nga KKSH për rastin e turpshëm i cili po përsëritet, pritej të dëgjohen zërat, (të paktën e  pjesmarrësve të takimit me burrështetasin e shtetit amë ditë më parë), në mbrojten apo solidarizim me KKSH.

Por jo, ndodhi e kundërta! U degjua ai zëri që flet shpeshmi për ne dhe prezanton denjësisht Shqiptarët në Mal të Zi e që është HESHTJA!

Mbrojtja e simbolit shqiptarë iu lëshua Ministrisë që i prin dikush jo shqiptarë, e që iu drejtua opinionit me kumtes duke këshilluar të mos ju ngucet flamuri shqiptarëve.

Derisa “përfaqësuesit” e Shqiptarëve folën me kodin e mafias HESHTJEN duke dërguar “mesazhin e qartë” përgjegjësve për të zbardhur rastin qyqan dhe vandal e shpresuar në mospërsëritjen e tij.

Vërtet dini të përfaqësoni!!! Të mjerët ne për ju!

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top