Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

G.Karamanaga:Pamje të harruara nga Kalaja e Ulqinit

Bedeni i Kanunes dhe TabjaBedeni i Kanunes, Tabja, Kalaja

Pamje nga Kalaja Juglindore: majtas Bedeni i Kanunes, (sot aty është restoranti “Teuta”), fare djathtas Tabja, në mes rrënimet – viranet (ku është sot e ndërtuar Pallati “Venecia”-“Venediku”)

Beden i Kanunes”dhe “Tabja” kanë qenë deri me tërmetin e vitit 1979 vendet ku dilnin gratë dhe të moshuarit për të shikuar Ranën dhe kur kanë ardhur anijet në Molin e Ulqinit.

Kishllahi

Ka qenë në pjesën jugore të Kalasë në afërsi të fnerit. Ne e kemi quajtur atë pjesë para bedenave “Fusha e Qehajës”. Kishllahi ka qenë shtëpia e ushtrisë turke. Në pjesën e fundit mbrapa ishte edhe vendi i burgut. Më vonë pas tërmetit me 15 prill 1979 në ketë vende ndërtohet sot hoteli “Pallati e Ballshajve”.Kishllahi - Kalaja e Ulqinit

KISHLLAHI (sot   hotel Pallata e Ballshajve)

Shtëpitë e vjetra të familjes Karamanaga

Këtu ka qenë shtëpia e jonë në Kala të cilën e ka blerë babai prej Xhemal Elezagës në vitin 1960. Kjo shtëpi ka ndryshuar pas rinovimit dhe ndërtimit të katit të dytë. Gjithashtu pas tërmetit me 1979 e kemi shitur. (Fotografia 1).Shtepia e Karamanageve, Kalaja

Në fotografinë 2 është shtëpia e familjes së Mano-Kahraman dhe Selim Kahramanagës (drejt), djathtas ka qenë shtëpia e vjetër e molla Ismail Kahramanagës, majtas shtëpia e Banush Elezagës prej Shqipërie.Shtepia e Karamanageve 2, Kalaja

Tërmeti me 1979 

Qoshku i Hajlijes, Kalaja

Qoshku i Hajlijes

Tërmeti me 1979 e ka rrënua këtë pjesë të Kalasë. Shtëpia e Hajlijes Shaban begut në mesë të Kalasë ka pasur një pjesë karakteristike të vjetër e cila ka qenë interesante.  Ky ishte “Qoshku i Hajlijes të Asllan Begut”. Aty janë tubuar gati çdo pasdite gratë të vjetra të Kalasë për të biseduar…Kalaja, pjesa jugore

Fotografia nga pjesa jugore e Kalasë.

Rruga e cila ka ecur në buzë të bedenit  me tërmet është rrënuar dhe ka mbërritur deri te deti. Qemeri dhe shtëpia mbi te gjithashtu janë rrënuar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top