Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

G.Resulbegoviq: ME OPTIMIZËM TË MADH HYMË NË SEZON

Gani Resulbegoviq, Gano ResulbegovicUlqini ka mundësi që nga turizmi të gjenerojë të ardhura shumë më të mëdha nga të tanishmet dhe këtë me përmirësimin e cilësisë së ofertës e cila do të kontribuojë në shpenzimin më të madh të turistëve, deklaroi pronari i kompanisë nga “Real Estate” Ulqini Gani Resulbegoviq.

Ai tha se Organizata nacionale turistike, së bashku me atë lokale, këtë vit organizuan pjesëmarrje më cilësore në panaire, për ç’arsye me optimizëm të madh pritet sezoni financiarisht më i mirë.

“Ulqini, si qytet në të cilin ndjehet mungesa e shtretërve në hotele, pa meritë qëndron në fund të ofertës hoteleriko-turistike të Malit të Zi. Ajo çfarë ndodh pozitivisht në këtë qytet është rritja e numrit të njësive të apartamenteve cilësore në sektorin privat”, tha Resulbegoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top