Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

G.Resulbegoviq: PUNIMET NË RRUGË PENGOJNË SEZONIN

Gani resulbegovicKryetari i Sektorit të qiramarrësve të plazheve në kuadër të Shoqatës Malazeze të Turizmit Gani Resulbegoviq, tha për Antena M se punimet në rrugë po e pengojnë sezonin turistik.

Sipas fjalëve të tija, punimet mund të përfundonin në muajt kur temperaturat ishin më të ulëta dhe jashtë sezonit, e jo tani kur sezoni filloi.

”Çdo vit para sezonit kemi të njëjtët probleme. Në fillim të sezonit kemi problemin të cilin e shkaktojmë vet. Kishte aq ditë kur mund të punonim, temperaturat ishin relativisht të ulëta dhe ishte ideale për punë. Me të vërtet nuk e kuptoj, deri në Budvë duhet të vozisim dy orë. Nuk është aspak pozitive që me 17 dhe 18 qershor kryhen punimet në rrugët e Malit të Zi. Mendoj që nuk i dërgojmë imazhe të bukura botës. Nëse ekzistonte nevoja, të gjitha mund të kryheshin në janar, shkurt dhe mars”, tha Resulbegoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top