Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

G.Rexha: MË PARË INFORMATA TË SAKTA, PASTAJ NDIHMË ULLISHTARËVE

Gani RexhaReferenti për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha deklaroi se është akoma heret të flasim për masa konkrete të cilat vetëqeverisja vendore do të ndërmarrë në mënyrë që ti ndihmojë ullishtarëve të cilët në zjarrin e pak kohëve më parë kanë pësuar dëme, por që është e sigurt që ndihma nuk do të mungojë.

„Patjetër që dëmi është i madh dhe presim që në konktakte me pronarët e ullishtët të fitohen të dhënat më precize, sa dhe çka iu dogj kuj. Kur të kemi më shumë informata mund të bisedojmë në cilën mënyrë do ti ndihmojmë këtyre njerëzve“, tha ai për „Dan“.

Rexha shtoi se Komuna do të ndihmojë në kuadër të mundësive të veta, si dhe që nuk do të mungojë ndihma e shtetit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top