Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Ali Gjeçbritaj – besnik i vendlindjes (Shkolla në Krajë 1929-2019)

Ali GjecbritajDoli nga shtypi lib ri-monografia e Ali Gjeçbritaj SHKOLLA NË KRAJË 1929-2019. Ky libër, është guri themelimit të zhvillimit arsimit në Krajë. Autori me kompetencë ka mbledhur dhe sistemua dhe dokumenentuar me dashuri punën e të gjtë atyre të cilët kanë shërbyer në arsimimin në Krajë. Duke shfletuar librin defilojnë emërat, portretet e mësusve të parë, dhe atyre deri në ditët e sotme.

Në këtë vepër voluminoze autori ka arritur të përfshinjë të gjitha fushat e veprimtarisë të shkollimit në Krajë si rejon etmik shqiptarë. Këtu përfshihen jo vetëm Kraja e Madhe,por edhe Kraja e Sipërme, në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën sërbo-malazeze.

Në 383 amvisëri në fshatrat e Krajës para 140 vitesh jetonin 1.952 persona. Ky numër është shumë më i lartë sesa sot, kur në këtë zonë në shpatet e Rumisë dhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës jetojnë rreth 1.300 banorë. Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Ostros e ndjekin pak mbi 80 nxënës.

Ali Gjeçbritaj e fillon këtë monografi me pozitën gjeografike të Krajës. Vazhdon me sqarimin e qendrës të Krajës . Këtu përshkruan edhe lundrimin nëpër Liqenin e Shkodrës e cila është traditë e shumë krananjëve. Gjithashtu shkruan edhe për monumentet mijëvjeçare ublet e Krajës. Dr. Bahri Brisku i cili ishte ndërë mësusitë të parë në Krajë përmes recensionit shkruan edhe lidhur me ngjarjet e mbylljeva shkollave shqipe në Mal të zë në vitin 1956.

Vend të posaçëm autori i ka dhënë përshkrimit të Mesharit të Gjon Buzukut si librës parë shqiptare e botuar në XVI shekull.

Është interesante se mësusit e pare në Krajë kanë qenë prej Ulqinit edhe Anës Malit. Vend të rëndësishëm ka edhe Antonija Rogin Markoviq e cila ishte kroatesh e lindur në Varazhdin më 1910. Ajo duke punue në Krajë mësoji gjuhën shqipe, për çka ishte edhe kritikuar nga pushteti. Kjo ishte rrugëdalja e vetme e saj që të merrej vesh me nxënës dhe prindërit e tyre.Më kujtohet në dekadën e pestë të sh.XX kur mësuse Antonia i jepte mësim në gjuhën shqipe vëllëzërve të mij. Zonja Antonija ka jetue deri në nëntëdhjet vjetë. Më kujtohet kur dilte për të shetitur nëpër Pyllin e pishave deri te hoteli “Albatrosi”.

Ali Gjeçbritaj shkruan edhe për Prenk Jakova i cili lindi në Shkodër në vitin 1917. Pas përfundimit të studimeve punon si mësues i gjuhës dhe muzikës në shkollat e Bredicës (Shkodër), të Oroshit (Mirëditë), Katërkollë, Ostros edhe Krajë.

Shkolla e parë në Krajë është hapur në shtëpinë e Smajl Bajramit Maxhuraj në vitin 1929.

Po i përmend disa mësuesç nga Ulqini dhe Ana e Malit: Veli Hoxha, Xhemal Avdiu,, Metë Kurti, Hasan Hoxha Gjeçbritaj, Rexhep Lani Gjeçbritaj, Halil Avdiu.

Është interesant se mësusei i ri Veli Hoxha u dashurue në një vajzë prej Kraje dhe krijoj familjen e vet.Më vonë fillimet në arsim i kanë pasur në Krajë Ruzhdi Alibegu dhe dy motrat e tija Naxhija dhe Hinda. Hajro Ulqinaku më tregonte se ka punue mësus në Krajë:

“Atëherë nuk ka pasur rrugë( rruga e sotme është hapur në vitin 1972), kemi ecur këmbë nëpër mal..nxënsit e mij ishin edhe Mehmet Bardhi, Ibrahim Berjashi..”

Kushëriu im Shefki Karamanaga, gjithashtu fillimisht ka qenë mësues në Krajë. Mësues në Krajë tërë jetën ishte edhe Hysein Hasan Cuka. Ai pas pensionimit doli të jetoj në Kodra (Ulqin). Njëra prej vajzave Xhevahire Hajdori pnonte në kontabilitetin e Shtëpisë së shëndetit. Hyseinin disa herë e vizitova. Ishte kënaqësi e veçant të biesdoji me te.

Në monografi mandej pëshkruehen edhe mësusit tjerë: Pjetër Pavloviqi, Faik Avdiu, Prenë Nikollë Nikaj, Hilmi Cungu, Hasan Gorana, Myrto Cufo Cura..Salo Kurmemaj,, Sylo Ymer Kurti… Përmenden edhe mësusit: Bahri Brisku, Riza Rexha, Beqir Kasneci, Durrie Shita Kasneci, Shefqet Dragaj…

Monografia SHKOLLA NË KRAJË-1929-2019 është homazh për të gjthë ato mësuesë të cilët nuk jetojnë më, por që kanë mbetur në mendjen e të afërmve , kolegëve, nxënsëve..dhe të gjitë neve.

Po e shtoj.

Kraja ka qenë gjithmonë krahinë më rëndësi për popullin shqiptarë. Komuna e Tivarit është ndërë më të zhvilluarat në Mal të Zi. Por, Kraja është lënë gjithmonë pas dore. Është  koha që të bëhet rekonstruimi i rrugës prej Katërkolle deri në Krajë. Të mendohet për rregullimin e ujësjellësit, hapjes të pikës kufitare Ske Zogaj…

Ali Gjeçbritaj me këtë, si edhe më veprat tjera zënë vend krahë për krahë me krijuesit dhe njërëzit e mëdhej nga këto treva.

Në fund:

Ali Gjeçbritaj mbet, duke punue terë jetën në Krajë besnik i vendlindjes.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top