Wednesday , July 18 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Asllan Bisha – Shkrimëtari ndërmejt tre ujërave

Anija, Brod, Bojana, arkiv, 1939Lumi Buna (sër.Bojana. lat.Barbana) buron nga liqeni i Shkodrës. Është i gjatë 44 kilometra, ndërsa me sasi të ujit që sjell në det, i treti në Mesdhe (pas Nilit dhe lumit Po në Itali). Ai është rezervat natyror i botës bimore dhe asaj shtazore. Ekspertët e brendshëm dhe ato të jashtëm, në deltën e këtij lumi kanë regjistruar 143 lloje dhe nënlloje peshqesh. Ajo ka ruajtuar  bukurinë e dikurshme, ngjyrën në mes të gjelbërtës dhe të kaltërtës. Buna  bashkon  dy shtetet, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Duke kaluar nëpër vendet tona së pari takohemi me vendbanimet : Lisna Bori, Fraskanjel, Reç, Shënjergj,  mbërrisim  deri në Shënkollin  e dikurshëm  deri te ishulli Ada ku derdhet në detë.

Asllan Bisha lindi në Lisën, në bregun e Bunës. Që nga fëmijëria Buna e frymëzonte, rjedhja si nuk ndalohet asnjëherë, peshkimi, lundrimi , ëndërrimi për ngjarjet dhe njërëzit të cilët i takonin  fshatarëve reth e reth. Shpesh herë në bregun e Bunës shikonte  anën tjetër ku ishte  shteti amë.

Asllanit i tregonin  kur duke  ecur nëpër lum në Lisna Bori janë ndaluar edhe anije të mëdha.Njëra prej tyre ka qenë edhe “Bojana”.Një plak i tregonte Asllanit:

 “Bojana”. është ndaluar në  Lisna Bori .  Prej detarëve kemi  marr sheqer, krypë, makulure, na i kemi dhanë prodhimet tona..”

“Bojana” në Molin e Portamilenës –viti 1939

Kur u bë 12 vjeçar Asllani filloj të shkoj në peshkim edhe në liqenin  e Shasit. Një herë i vetmuar hyri ndërmjet  vjetërësinave të qytetit të lashtë 2500 vjeçar.. Vonë, pasdite mbërriti në shtëpi, kur kishin filluar për ta kërkuar.

Mbas mbarimit të arsimimit Asllani u punësua në shkollën tetëvjeçare nën Kalanë e lashtë të Ulqinit. Ditë për ditë shkonte në punë, më qëndrueshmëri edukoj shumë gjenerata, me natyrë i qetë, por këmbëngulës qëndroj dhe përjetoj edhe kohërat e vështira pas viteve tetëdhjeta në vendin tonë. Asnjëherë nuk përnguli kokën, vazhdoj punën dhe mbijetoj, doli fitues  kundër të gjithë turbullinave, presioneve.

Asllani ka ditur të bashkëpunoj edhe me të tjerët, edhe malazezët e drejtë në të gjetën shok dhe mik të mirë.

Në  çaste të lira  shkonte në Kala. Në hyrje të  Kalasë menjëherë gjendet Pazari i gjytetit. Në anën prej jugut i rrethuar me bedenet e lashta. Këtu janë ulësit prej gurit si edhe tri dritare të hapura prej detit. Pamja është në Gurin e vogël dhe  të Madhë si edhe në lagjen Liman  dhe Bashbylyk. Në  vendin qëndror është mektebi i dikurshëm  (sot  kancelaritë e Muzeut). Menjëherë gjendet  Kroni i Kalasë . Nën mekteb është guri i madhë, ngjyrë të verdhë ku kanë pushuar të moshuarit. Sipas tregimeve aty janë shitur dikur robët të cilët i kanë zënë kusartë e Ulqinit. Mendohet se aty është shitur si rob edhe Miguel de Servantesi. Kur hyhet prej Portës së  Madhe  djathtas  nën urën e cila shkon për Shkala (Citadela) janë qemerët  dhe vazhdimësia e Pazarit të gjytetit përpara xhamisë (sot muzeu). Këtu është skena verore për programe kulturo artistike. Menjëherë është edhe Kulla e Ballshajve e restauruar e cila shfrytëzohet për ekspozita të piktorëve.

Duke lexuar para disa viteve librin e tij “Nusja e detarit” në imagjinatën time  ngjarjet dhe personazhet  në libër i vendosa  në Fushën e Qehajës, te feneri në fund të Kalasë. Asllani më tha se e ka gjetur  tempullin e sakrificës në brendësi të Citadelës- Shkalasë  në pjesën më të lartë të Kalasë.

“ Vendin e sakrificës e kanë mshehur më qëllim, tash shkojmë një ditë së bashku për ta pa..” më tha Asllani.

Edhe kështu,  Asllan Bisha ndërmjet  tre ujërave : Lumit Buna,  liqenit të Shasit dhe detit në Kalanë e Ulqinit është autori i 15 librave. Në këtë vitë ai botoi  veprat  “ Në Safari”,  “Nusja e detar Agronit” si edhe përkthimin  në gjuhën malazeze “Nusja e  detarit”. Të gjithë këtë punë madhështore Asllan Bisha  e bëri duke luftuar kundër sëmundjes  së rëndë.

Por, Asllan Bisha nuk u dorëzua: ai doli fitues se ai është më të vërtetë ASLLAN.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top