Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Bedeni i Kanunes

Ditë vere, muaji i gushtit. Isha duke pirë kafe në kafenenë “Aragosta”, në Ranë  (më përpara hotel “Republika”).

Para syve më doli Ali (Sulejman) Peshku  (1931), njëri ndër qytetarët më të vjetër në Kala.

Aliu lindi, u rrit dhe u plak në Kalanë e Ulqinit.

Ai arriti, duke falënderuar më së pari intelektit të veçantë, kushtimit dhe punës së tij, që të ishte drejtor i pjesës së vjetër të kompleksit hotelierik “Ada”, në deltën e lumit Buna.

Konsiderohet  si njëri ndër punëtorët e parë në turizmin modern të Ulqinit.

Ali Peshku ka pasur kontakte  me persona të larta të ish-Jugosllavisë, siç ishin: Janko dhe Jozhe Smole, Edvard Kardeli.

Ali Peshku ka pritur në kompleksin “Ada” edhe kancelarin e Gjermanisë, Vili Brantin.

Gjithashtu  ka qenë edhe përfaqësues i Ulqinit në garat republikane për lojën e shahut.

Ka luajtur me dr. Ljubo Zhivkoviqin, nga Tivari, e të tjerë.

Sot, në ditën e Bajramit, e vizitova Aliun në shtëpinë e tij.

Edhe pse e ka dëgjimin e dobët, ai rrëfen:

– Isha 5-vjeç kur kemi qenë me babën në Tugjemile. Fillova të shkoja në shkollë në Spiç, mandej vazhdova  në Peçuricë, deri në moshën 10-vjeçare, kur kaluam në Ulqin. Këtu babai më regjistroi, në vitin 1941, në shkollën në  gjuhën shqipe. Mësues ishte Zef Tërnaku. Ky ishte mësues i mirë, por e donte Italinë. Kam qenë gjithmonë nxënës i mirë në të dy gjuhët, shqipen dhe malazezen.

Prej Ali Peshkut dëgjova edhe këtë tregim për Bedenin i Kanunes.

Bedeni i Kanunes  është sipër jallije i drejtur nga Pllazhi i qytetit dhe gadishullit “Suka”. Aty gjithmonë kanë dalur dhe ulur më tepër gratë dhe të moshuarit për të shikue Ranën, ardhjen dhe largimin e barkave prej Molit të Ulqinit. Aliu rrëfen:

“ Emrin kjo pjesë e Kalasë e morri prej plakës Kanune e cila jetonte  fillimisht në brendësi të Kalasë.

Para shumë viteve në një lundrim të gjatë deri në Skenderie (Aleksandria në Egjipt) ishin edhe kapidan  Ismail Kalamishi me djalin Osmanin.

Nëpër detin Adriatik deri në dalje te Otrantos  i përcjelli kohë e mirë me erëra të lehta.

Anija  “Muradije” lundronte.. por  mbas  si e lënë detin Jonë filloji tramuntana, valët ishin aq të mëdhenj sa e mbulonin tërë kivertën e barkës.

 Kapidani nuk u  frikësua, çdo kush bënte punën e vetë .

 Kapidani dha urdhër Hyseinit  për të thirr sallën ( lajmërim për të vdekur)…

Hyseini i lidhur për dyrekun e parë më përmallim e thirri sallën-Enzanin:

 

All-llahu Ekber All-llahu Ekber[4]/

All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi/

أللهَ أكبر ُالله أكبر

All-llahu Ekber All-llahu Ekber

All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi

أللهَ أكبر ُالله أكبر

Eshhedu en la ilahe il-la-llah

Dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut

أشهد أن لاإله إلا الله

Eshhedu en la ilahe il-la-llah

Dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut

أشهد أن لاإله إلا الله

Eshedu en-ne Muhammeden resulull-llah

Dëshmojë se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut

أشهد أنّ محمدا رسول الله

Eshedu en-ne Muhamm-meden resulull-llah

Dëshmojë se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut

أشهد أنّ محمدا رسول الله

Hajje ales-salah

Eja në Namaz

حي على الصلاة

Hajje ales-salah

Eja në Namaz

حي على الصلاة

Hajjea alel felah

Eja në shpëtim

حي على الفلاح

Hajje elel felah

Eja në shpëtim

حي على الفلاح

 

Prej  shtatë detarëve të “Muradijes”, të cilën e  thyer në disa copa e qiti deti në brigjet e Sicilisë , shpëtuan vetëm  dy .

Kapidani, djali i tij Osmani dhe detarët Hyseini,  Selimi dhe Hajdari u mbytën…

 Pas disa  ditëve detarët që vijshin nga lundrimi e përhapën lajmin për mbytjen e anies “Muradije”..

Kanunja , gruja e kapidan Ismailit kështu humbi djalin edhe burrin..

Ajo çdo ditë ishte në skaj të Kalasë, te bedeni mbi Jalli..

Nuk besonte se djali edhe burri  nuk do të kthehen më nga lundrimi..

Kanunja shiti bylykun e ullinjve në Bishtë dhe ndërtoji shtëpi të vogël në buzë të bedenit..

 Dhe aty qëndronte ditë e natë duke pritur ardhjen e djalit dhe të burrit .. 

“ Këtë tregim  na tregoji babai im  Sulejman ef. Peshku . Unë isha  5 vjeçar, kurse  të tjerët. Brahim dhe Nail Karamanaga, Mustafë Ismajlaga, Xhemal Idrizaga ishin më të rritur”

E përfundoi Aliu këtë bisedë.

Ali Peshku

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top