Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Edhe disa monumente në Ranë

Shtëpia e tri motrave në Ranë

Sipër Xhamisë së Ranës në anën e majt ​​ ka qenë shtëpia e bardhë dy katshe me pamje të bukur prej detit. Pronari i saj largohet prej ​​ Ulqinit dhe nuk ka mujtur të​​ vijnë më në vendlindje. Ka pasur tri vajza. Kjo shtëpi kalon në pronsi të komunës së Ulqinit. Aty kanë banur një kohë të gjatë tri gjenerata e familjes ​​ Vuksanoviq. Gjithashtu, një kohë të shkurt ka banue edhe ​​ Zaim Ramusoviqi. Kam dëgjue se ka banue edhe​​ gruja e Vido Matanoviqit.

Pas demokratizimit në Shqipëri në vitet nëntëdhjeta në Ulqin për ta vizituar vijnë tri motrat dhe e kërkojnë shtëpinë e tyre. ​​ Nuk kanë qenë mirë të pritur prej ​​ banorve të saj..

Para tri viteve shtëpinë e ka blerë bisnismeni ulqinak..

Sot aty gjendet hotel “Prova”.

C:\Users\UBA1\Downloads\xHAMIA , SH. E TRI MOTRAVE.jpeg

Shtëpia e Parrucës

Në Ranë, në anën e majt mbrapa Qendrës për kulturë (sot kompleksi hotelierik “Hollegro”) ​​ në dekadat ​​ 5-6 e deri me termet të vitit 1979 ishte shtëpia e madhe e Parrucës.​​ 

Kujtimet e të moshuarve janë se aty pas Luftës Dytë botërore fillimisht ka qenë ushtëria, e cila më vonë vendoset në Karaullën e re në Meteriz.

Pas ​​ renovimit në këtë shtëpi kanë banue:​​ 

Dr.Simë Dobreci​​ si mjek i ri, mandej​​ Dr. Roman Hoshovski, ​​​​ Marjana dhe Jovan Kostiqi..

 

C:\Users\UBA1\Downloads\Kenan 2.jpeg