Saturday , April 29 2017
Lajmi i fundit

Gani KARAMANAGA: Familijet ortodokse në Kala

Shtëpia e Çilingirëve, në vitet 60-ta, shek.XX

Shtëpia e Çilingirëve, në vitet 60-ta, shek.XX

Në pjesën e sipërme të Kalasë, menjëherë mbrapa Mejtepit-Pazarit të qytetit kanë qenë dy shtëpia ortodokse. Në të parën ka jetuar familja e Petko Lumoviqit. Bashkëshortja e tij e ka pasur emërin Gorde. Gjenerata e dytë ishin Vaso dhe Joke Lumoviq,kurse gjenerata e tretë Boro ( 1947) dhe vajza Danica ( 1948). Pas vdekjes të prindërve Vaso Lumoviqi me familje kalon për të jetuar në Budvë.Shtëpia i shitet Danica dhe Julija Dragoviqit.Ato kanë jetuar në Kala deri më tërmetin me 1979. Djali i Julkës Dragoviq, Negjelko, ka emigrua nëAustrali.

Afër këtyre ka qenë gjithashtu shtëpia e Kiçe Lumoviqit. Djali i saj Bllazho ka punuar në shkollë për ti ra ziles ndërmjet orëve. Ai si fëmijë është sëmuar dhe ka mbetur invalid: nji dorë e ka pasur të palëvizshme. Kam dëgjuar se Kiçe Ljumoviq ka pasur edhe një djalë, por ai nuk ka jetuar në kala.

Në pjesën qëndrore të Kalasë ka jetuar familja Çilingiri. Sipas tregimeve i pari tyre ka qenë Tanas(Thanas), djali tij Nikollë. Unë kam njohur Branko Çilingirin dhe nënën e tij Paven. Kanë pasur edhe dy djemë: Ljubon i cili ka qenë berber. Ai ka vdekur heret. Djali më i madhë Vojo ka emigrua në Australi pas  Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka ardhur asnjëherë më në Ulqin.

Bashkëshortja e Brankos, Angje( 1928),  është ende gjall. Kanë pasur dy djemë Bozhidarin-Boshkon dhe Nikollën-Ninon, si edhe një vajzë, Biljanën. Biljana është shoqëruar me Fitneten( bashkëshortja ime) dhe Naime Nimanbegun ( e martuarLunji). Është interesant me thënë se Biljana kurr nuk ka folur shqip. Boshkoja fletë kanjëherë, Nikolla-Ninoja, gjithmonë komunikon me ne në gjuhën shqipe (gruja e tij është shqiptare ).

Sot në vend të shtëpisë të familjes Çilingirve është ndërtua  “PallatiVenecia”.

Shefki Qamil Nimanbegu ( 1936 ) e vërtetoji këtë shkrimin tim me atë gjë se ai e ka njohur edhe Niko Thanas Çilingirin dhe vajzat e tija: Marijen  (e martuar në Podgoricë) dhe vajzën tjetër – Darja  e cila ka qenë e martuar në Vrshac –Vojvodinë. Shefkiu ka qenë 10 vjeçar kur Vojo Çilingiri ka ndërtue sandallin-barkën në Ranë me të cilën kanë lundrue dhe “ikur“ prej Ulqinit së bashku me Filip Martinoviqin. Ato kanë mbrritur në Australi.Shefkiu vazhdon :

Plaka malazeze Krstinja ka jetuar në shtëpinë e cila sot është muzeumi etnografik në dekadën e pestë-gjasht së bashku me nipin e saj Brankon. Pas vdekjes saj Branko kalon për të jetuar në Cetinë. Në këtë shtëpi vjen të jetoji në vitin 1956 familja e Muho Uruçit.”Krstinja është shoqëruar shumë me Hajlijen Ismajlaga.

Në vitin1956  Branko Çilingiri e ka ble shtëpinë ku kanë jetuar prej Komunës së Ulqinit. Shefkiu gjithashtu më tregoji se vajza e Petko Lumoviqit ka qenë e martuar për Spaso Mitroviqin i cili ka jetuar në Lima.

Familja Jemiljanoviq ( kanë pasur prejardhjen prej Rusije ) ka ndërtua shtëpinë në pjesën jugore të Kalasë. Aty kanë jetuar nëna Marija, djali Zefi-Jozo me bashkëshorten Lidija dhe fëmijtë e tyre. Pas disa viteve ato dalin të jetojnë në Meteriz. Shtëpinë e tyre e ka ble Jakup Nimanbegu. Në këtë vend ka ndërtue shtëpi të re Adem Jakup Nimanbegu.

Një kohë të shkurtër kanë jetuar në Kala  me qira familja e  Vladimir-Gaga  Mijanoviqit si edhe Sibin Sibinoviqit.

Tërmeti i ka rrënue gati të gjithë shtëpiat e vjetëra në Kala.Të gjithë familjet ortodokse  u shpërngulen. Familja Çilingiri ka ndërtua shtëpinë e re në Pinjesh, Julija Dragoviq jeton në banesë afër komunës së Ulqinit.

Qemeri i Ili Miliqit

Kam dëgjuar prej të moshuarve se Ili Miliq Mijoviq (1889-1973) një kohë të shkurt ka jetuar me familje në një qemer në hyrje të Kalasë. Prindërit e tij Miliq dhe Miruna Mijoviq kur kanë ardhur në Ulqin fillimisht kanë gjetur strehim në një qemer në hyrje të Kalasë. Gjithashtu, Ili Miliq Mijoviq kur ka ardhur më vonë në Kala ka thënë:  “Ky ka qenë qemeri im”.Deri vonë ai qemer është qujtuar “qemeri I Ili Miliqit”. 

Popullësia e përgjithshme e Mahallës së Kalasë sëUlqinit

Në vitin 1337(1921)

 

Popullësia e numëruar (anëtar)  
4 Molla Musa Bushati
5 Haqif Malo Hoxha
4 Hysejn Ibrahim Aga
10 HasanShabani
6 Adem Aga
4 Abdullah Aga
33  
4 Elez Banush Aga
3 Osman Salih Aga
4 Ahmet Molla Jusufi
4 Man Molla Mehmeti
1 Rukije Resul Aga
49  
5 Jusuf Arabi
2 Xhel Derman Begu
6 Liti biri Beqirit
4 MaliqHoxha
4 Hafiz Mehmeti
5 Man Kahraman Aga
75  
5 Musa? Banush Aga
5 Hamit Reshit Aga
2 Hamit Mustafa Aga
4 Reshit Idris Aga
91  
5 Hysejn Nimanbegu
5 Pasho Jusuf Begu
4 Arsllan Shaban Begu
105  
[Faqja pas]

 

3 Maliq Nimanbegu
1 Hamide Arapi
2 Jakup Dyl Taga
1 Arsllan Beg Adem Begu
6 Myrto Bushati
3 Musa Taga
4 Jusuf Bakalli
5 Jakup Begu
4 Reshid Begu
2 HabibTaga
5 Ahmed Zejnel Aga
4 Çan-Can Dush Kruja
45  
105+45=150

Popullësia totale

Njëqind e pesëdhjetëbanorë

Numri i shtëpive-haneve gjithësej është 37 (tridhjetë e shtatë)

 

Imami i Kalasë Molla Musa Bushati, me 5 Mars 1337 rumi,

5, mars, 1921

 

 

Dokumenti nga arkivi i Bashkësisë Islame të Ulqinit prej vitit 1921 e vërteton se deri atëherë në Kala nuk kanë jetuar familiet ortodokse.Ardhja e tyre ka qenë pas këtyre viteve. Pas tërmetit të gjithë familjet ortodokse ndërtuna shtëpiat jasht Kalaje.Gjthmonë të gjitë familiet shqiptare( të gjith të besimit isLam) kanë kaluar mirë me familiet ortodokse.

Sot, në Kala nuk jetonë asnjë familje ortodokse.

 

One comment

  1. Ndërtesa e re e goditur, ai ortodoks ashtë, nuk asht musliman, mbahet se realiteti asht krejsisht ndryshe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top