Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Hana nga Spalatoja

Asllan Bisha(Vështrim për romanin “Hana” të autorit Asllan Bisha) 

Para dhjet viteve ishim në Kotorr në panairin e nautikës. Ndërmjet tjerave ,në mole ishte e eksponuar një velanije e madhe me tre dyrek. Duke mbetur të fascinuar para kësaj anije të mrekullushme më kujtohej ngjarja:

Para 40 viteve ulqinaku Fejzo Bushati u ngjit për 17 sekonda në maje të dyrekut të velanijes shkollore “Jadran” lartësie 33 metrash.

Dhe kështu fillon romani “Hana” me garat sportive në rivën e Spalotës (Splitit) ku ishin pjestarë edhe marinertë në shërbimin ushtarak. Dafi i Ranës nga Ulqini zuni vendin e parë duke u ngjitur në dyrekun e lartë. Njëkohësisht zgjidhet edhe vajza më e bukur. Pas daljes në skenë dhe njohtimit, ngadal, ngadal filloj afërsia, lindi dashuria e cila I zhduki ndryshimet, religjionin, kombësin tjetër.

Asllan Bisha e përshkruan jetën e marinerëve në shërbimin ushtarak të asaj kohe, kohëratë e vështira kur duhet të mbërohet kufiri. Me siguri, këtu janë edhe përjetimet e autorit I cili në kohën rinore ishte mariner në Dalmaci.

Në pyetje Dafi shprehet:

“Marinar i moçëm, edhe një javë më ka mbdetur… durim se kalojnë…Ditët e fundi qen kën më të rënda. Prêt e prêt, , koha nuk ecën, por sikur most a kisha  njohur Hanën do ta kisha edhe më të vështëirë.. Dafi e vështroi kazermën për here të fundit…”

Dafi është I dashuruar në Hanën, por dashuria më madhe është për vendlindje. Ai asnjë moment nuk largohet prej ëndërrave tija, për peshkimin në Zall , në Lumin Buna. Ai është birë i Ranës së Ulqinit. Ai do ti kthehet pas mbarimit shërbimit ushtarak nënës së vetmuar.

Sa legjendat i kishte dëgjue Dafi për veloret ulqinake. Po ashtu edhe malli e kishte marr për nënën. Për peshkimin, për Kalanë që e vështëronte përditë nga Rana. E lehtësonte mendimi..”

Dafi vjen me nuse të cilën nëna Lejlaja e pranon me duar të hapura. Në shtëpinë e vogël në breg të detit hyri gëzimi, komshit dhe të afërmit, u bë hengu dhe dyzeni.

Në romanin Hana autori na përcjell nëpër katër qytete të lashta:

Spalaton (Splitin), Kotorrin, Tivarin e Moçëm, kur ndalohet autobusi për të ardhur në Ulqin. Vend të posaçëm autori i jep Ulqinit, posaçarisht lagjes Rana, ku Dafi lindi , jetoj, shkoji në peshkim, ku edhe do të mbaroj jeta e tij.

Por, nuk është asgjë ideale, edhe dy të rinjtë do të ballafaqohen me problemet, mendimin e qytetit.

Dafi nuk kishte kurgja kundër që Hana të shkoji në kishë.

Dhe të dielën e pare në prag të Pashkëve, Hana nga Spalatoja u fut në kishë.Ishte e panjohur.Besimtartë ishin kureshtarë. Një zonjë iu afrua dhe sa mbaroi mesha e pyeti; Tu je gruja e Dafit nga Rana?

–     Po , i tha Hana.

–     Ti guxon të vish në kishë..

–     Burri im ist shqiptarë.Unë jam kroate.

–     Të gjithë kemi një Zot- tha meshtari..“

Asllan Bisha  në romanin Hana vërtetohet njohës i jetës qytetare në Ulqin, posaçarishtë në lagjen e Ranës, ku deti dhe peshkimi janë biseda dhe prezenca në çdo shtëpi, në çdo takim ndërmjet njerëzve. Përshkruan gjojën vjeshtore të peshkut-qefullit, gëzimin e peshkatarëve dhe fëmijve..

Në këtë roman autori na njohton edhe me paragjykimet e ndryshimet në disa vende të ish Jugosllavisë. Dini , djali i Hanës dhe Dafit pas mbarimit të shkollimit, punësohet dhe martohet në Sarajevë. Por, kthehet në vendlindje se atje nuk i dojnë shqiptartë..

Edhe pas disa mospajtimeve me Dafin Hana definitivisht pas largimit nga jeta e Dafit vendos që të varroset afër burrit të saj.

Dhe kështu dashuria fiton, ajo zhduki paragjykimet, mosmarrveshjet…

„Dafi që ishte ngritur si pelivan në dyrekun e anijes i dha vetes forcë të shkëputej nga humera.. e la rakinë.. u ktheu gjirit familjar. Ai tha:

„ Unë raki, djali raki, ndërsa Hana të durojë nuk bën..“

Hana qante për të shoqin, i cili i mungonte asaj, djalit edhe vajzës..U ndal një çast dhe tha:

„ Kurrë nuk i dihet vdekjes. Desha të varrosem në varrezat katolike.Tani,.. unë do të varrosem pranë burrit, pran Dafit..

Mbi varr më shkruni:

„Hana nga Spalatoja, e shoqja e Dafit“

 Në fund

Me këtë vepër autentike për jetën në Ulqinin e dikurshëm, për ndryshimet në ish Jugosllavi, duke përshkrue realitetin, dashurin, fitoren,

Asllan Bisha zënë vendë të rëndësishëm në prozën Shqiptare.

I uroj Asllanit që të dal edhe kësaj here fitues në luftën kundër sëmundjesë ..

Peshkimi me fllugëGjuetia e peshkut, arkiv, arhiva

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top