Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Hotel “Albatrosi” i parë

 

Gani KaramanagaHotel „Albatrosi“ ndërtohet nga sipërmarrja hotelerike „Metropol“ nga Shkupi në vitin 1968.

Filip Martinoviqi kthehet nga Australia dhe ishte drejtori i parë i hotel „Albatrosit“, ku qëndroi deri në pension. Ishte njeri i qetë, por organizator pune i mirë, ka pasur autoritet edhe brenda hotelit, por edhe në tërë qytetin. Punëtorët e parë të hotel „Albatrosit“ ishin: Radomir-Butko Knezheviq, Osman Shaboviq, Osman Cungu, Teufik Gjikoli, Ruzhdi Karamanaga, Pjetër Deliqi, Dedë Jankoviqi, Muharrem Lemo Brashnja..

Po ndalohem te ky i fundit.

Muharrem Lemo Brashnjandërroji jetë në moshën 87 vjeçare. Ishte ndërë puntortë e parë ,kopshtar në hotel . Ai rregullonte lulet në jashtësi dhe brendësi të hotelit. Jam i mendimit se lulet e para të qujtuara “hibiskus” i mbjolli dhe shumëzoji Lemi në  h.”Albatros”. Ishin me ngjyrë të kuqe, verdhë, dhe të bardhë.

Duke respektuar punën e tij hoteli ishte gjithmonë me lule të bukura, një vend i mrekullëshëm për pushim në mesin e Pyllit të pishave.

Muharrem Lemo Brashnja ishte njëri i qetë, prej tij vinte vetëm fjala e ëmbël. Mundet të krahazohet me kopshtarin Rexhep Goga i cili punonte në mirëmbajtjen e lulishtesë në Ranë.

Filip Martinoviqi ka pasur shtëpinë në Ranë. Vëllai i tij, Velko, ka qenë profesor i matematikës, ka punuar fillimisht në Ulqin e mandej tërë jetën në Beograd. Njeri i veçantë, një ndër punëtorët e parë të turizmit modern të Ulqinit. Nuk është martuar.

Në fillim të vitit 1950 Filipi, i cili punonte në administratën e Kripores, iu kundërvu pushtetit lokal të Ulqinit dhe mori vendim që të largohet prej Ulqinit.

Dhe kështu shoqërohet me Vojo Çilingirin dhe ikin me barkë prej Ulqinit deri në Itali.

Pas pensionimit të Filip Martinoviqit, drejtor një kohë të gjatë ishte Radomir Butko Knezheviq, pas tij Ljuigj Shkreli e mandej Xhemal Bushati.

Hotel „Albatrosi“ pas viteve të ’90-a është privatizuar.

Në fund, lirishtë po them: Xhemal Bushati më angazhim të posaçëm e mbajti “gjall” deri tani hotel “Albatrosin”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top