Gani Karamanaga: In memoriam – Zenel Berjashi – Detari nga Kraja

ZeneliIshte fillimi i viteve të tetëdhjeta të shekullit XX, kohë kjo kur në ish-Jugosllavi jetohej mirë.

Në Ulqin turizmi vendas, si edhe ai ndërkombëtar, kishin pikën më të lartë sa i takon vizituesve, efekteve financiare.

Shumëkush, në shtator-tetor, mbas përfundimit  të sezonit turistik,  me tragetin „Sveti Stefan“ shkonim në vizitë njëditore në Bari. Ishte e mjaftueshme të kishe pasaportën të niseshe deri në agjensi në Tivar dhe të kaloje Adriatikun me anije komfore.

Duke lundruar natën  më traget, ishim në sallon.

Na u ofrua një djalosh më uniformë të bardhë.

Ishte  Zejnel Berjashi (1956) radiotelegrafist në anije.

Na ndihmoi kur ishim në Bari, por edhe te dogana në Tivar.

Bashkëshortja e tij ishte mbesa e gruas të Isa Currit, mikut tim.

Zejneli më tha:

Atëherë ka qenë koha kur ishte drejtori kadrovik në kompaninë detare „Prekokeanska plovidba„ Jusuf Kalamperoviqi, i cili ka ndihmuar shumë për punësimin e të rinjve nga Kraja. Gjithashtu, nga Kraja janë punësuar edhe në  sipërmarrjen „Lluka Bar“(Porti i Tivarit).

Kishte  përfunduar pushimi dimëror.

Studentët nga Ulqini, me autobus po shkonin në Prishtinë.

Atëherë autobusi kalonte nëpër  luginën e lumit Moraça. Rruga ishte e vështirë.

Njëri prej studentëve e ndërroi vendin dhe u bashkëngjit shokëve të tij.

Pas një kohe të shkurtër, afër autobusit kaloi kamioni i ngarkuar me trupa druri.

Për fat të keq, nga pakujdesi dhe shpejtësia, trupat nga kamioni u derdhën, njëri prej tyre e theu xhamin e dritars së autobusit dhe…

… e goditi  djaloshin, i cili e kishte ndërruar vendin para disa minutave!

Zuhra, nusja e djalit tim, Minirit, më tha:

Agim Berjashi (1986) ka qenë gjenerata ime. Ai ka studiuar në Prishtinë, unë në Tiranë. Ishte i pabesueshëm lajmi për vdekjen e tij para 11 vjetëve (2006).

U takova me Zejnelin në kafenenë „London“, në afërsi të stacionit të autobusëve. Zejneli është i qetë, ka durim të madh dhe shprehet:

– “Në Krajë, kushtet e jetës ishin të vështira.. e përfundova shkollimin e lartë në Fakultetin e Detarisë në Kotorr, praktikën e bëra në Kotorr dhe në Dubrovnik, u punësova… Mandej ndërtova shtëpinë…me oborr, në Ulqin… Dhe, kur mendova se isha në kulm, ndodhi tragjedia, humbja e djalit njëzetvjeçar.”

Pak ndalet dhe vazhdon: – “Pas kësaj tragjedie jam gjetur ndërmjet dy rrugëve: njëra ishte humbja e djalit, e dyta ishte vajza ime, e cila e meritonte kujdesin dhe meritonte për të jetuar për të mirën e saj…

Zgjodha rrugëtimin tim: mosharresa për ndodhjen e vështirë, por edhe vazhdimësia e jetës.”

Ditë e diel e shtatorit. Isha në marketin „ SARS“.

Duke pritur që shitësi të më përgatiste mishin,  Ahmet Metanoviqi, u takova me Zejnel Berjashin. Biseduam. Më pyeti:

– Si e kalon kohën në pension?

U përgjigja:

– Pasi pimë kafenë e mëngjesit, diçka ndihmoj nëpër shtëpi, nganjëherë shkruaj në kompjuter… mandej e fal namazin e drekës në njërën prej xhamive…

Pastaj  u përgjigj Zejneli:

– Unë i ndihmoj pak në kontabilitet marketit „SARS“. Mundohem të kaloj kohën…

Shikonte diku përpara me shikim të mjegulluar…

InshAllah e ka të lehtë rrugëtimin deri te dera e Xhenetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…