Gani Karamanaga: Kapidan  Xhela ( Selim Shurdha)

 

Kapidan XhelaKëto ditë, në Prishtinë  doli nga shtypi libri i ri Hajro Ulqinakut Kapidan  Xhela ( Selim Shurdha).

Botuesit janë Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe  Shtëpia botuese “Rozafa” nga Prishtina. Në hyrje të librit  në vend të përkushtimit thohet:

Me admirim dhe krenari

Trimit të detit

Kapidianit  të së famshëm GLORIA-

SELIM SHURDHËS

Kapidan  Xhela është libri i parë për  një kapidan ulqinak. Kjo vepër  nga autori është përgatitur me vjeta dhe  u botue duke falëmenderue  vajzave dhe djemve të ndjerit Teufik Shurdha  .

Sa i takon prejardhjes të  familjesë  Shurdha  ato fillmisht kanë qenë të vendosur në Shkodër, prej aty kanë rënë në  Ulqin, janë ngritur në Gjerana, te vendi si sot quhet Kroni i Shurdhave, por i thojnë edhe Kroni i Kanjushës. Te Vau i Dejës në Shqipëri  është ishulli Shurdhah . Egziston mundësia se fisi Shurdha i cili jeton në Ulqin dhe Shkodër është prej këtu (Dr. Ruzhdi Hasanaga).

Kështu, njëkohësisht tregon edhe për lidhjet dhe afërësinë e dy qyteteve Shkodrës dhe Ulqinit

Emëri më madhor i barkatarisë, detarisë, tregëtisë lundrimit , pa dyshim është Selim Shurdha.

Detarët, kapidanat ulqinak, edhe kur kanë lundruar me barka me vela (motovelore) si “Gloria” e “Hulukija”, kanë dal nga Deti Mesdhe, nepër Giblartar, kanë lundruar Oqenin Atlantik, kanë lundruar nën Tokën e Zjartë dhe kanë kapërcyer edhe nëpër Trekëndshin e Bermudeve, në lindje, në mes të dy Amerikave. Si edhe kapidani i kapidanave, Selim Shurdha ka lundrue nëpër Trekëndshin e Bermudeve, çka ka  dëshmuar gjemxhia i ndjerë, Himo Karamanaga. Kujtimet e tij i ka shënuar B.BriskuDoktoratë.

Historiani i detarisë së Ulqinit zotëri Enver Kalamishi nën fotografinë ( pikturën) e “Gloria”-as shkruan se është motovelore . Nën portretin :

Kapedan anije “Gloria” Selim Shurdha. Ai vazhdon:

“ Para më shumë se një shekulli  hyri në limanin e Ulqinit  kapidani Selim Shurdha  me  veloren e tij “Gloria”… ishte ngjarje e rëndësishme. Nga velorja zbarkuan disa fëmijë zezakë.. Kur ka hyrë  Mali i Zi  në Ulqin “Gloria” ka hyrë në  liman  me flamurin turk, ndërsa aniet  e tjera e kanë pranuar flamurin malazez…

“Gloria” në garat e para të anieve të transportit me të njëjtën ngarkesë dhe fuqi bartëse  – pati zënë vendin e parë  në garat Aleksandri-Trieste, duke lënë prapa të gjithë aniet evropiane, pjesëmarrëse në garë: italiane, greke, spanjole..Anija e dytë pas “Gloria”s , ulqinake, arriti  në cak pas 36 orësh”.

Hajro Ulqinaku e jep hollësisht portetin e Selim Shurdhës, por shkruan edhe për djemtë e tij posaçarisht për Shabanin i cili ishte gjithashtu kapidan i madhë. Ai vdiq i ri në moshën 40 vjeçare. Gjithashtu, tregon për Teufik Shaban Shurdhën  i cili ishte ndër intelektualtë e parë në Ulqin. Mëpërpara është botue libri i Teufikut “Barka pa vela në furtunë  e përgatitur  nga Hajro Ulqinakut.

Autori më respekt  i përmend edhe autortë ulqinak të cilët kanë shkrue për detari : Bahri Brisku, Maksud Haxhibrahimi, Gani dhe Ismet Karamanaga, Ruzhdi Hasanaga, Sari Resulbegu.

Për aftësinë dhe përkushtimin e kapidan Selim Shurdhës tregon edhe ky tekst:

“ Në librin “Detaria e Ulqinit dhe familja Peku” për kapidan Selim Shurdhën shkruan edhe kjo gojëdhënë:

“ Sipas Smail Malahoxhës, kapidan Selimi, me rastin e shpurjes të barkës, u fut nën ujë duke marrë frymë me një zorrë, e mbylli vrimën e madhe me postaçi dhe dyllë etj.Kështu e shpëtoji anijen nga fundosja”

Në vazhdim autori jep emërat e disa  anijeve më të rëndishme   të pronarve ulqinak.

Postiq” barka ma e madhe ulqinake dhe shqiptare e vëllëzërve  Jakup, Reshit, Maliq dhe Hysein Nimanbegut nga Kalaja.

Brigantina “ Mashallah Muradije”. Komandanti i saj ishte Mahmud Tivari.

Skunda “Al Katerina”. Kapidan i saj ishte Hysein  Begu, kurse pas vdekjes tij djali tij  Meço Begu.

Nava “Kavall  Medina”. Komandanti saj ishte Nel Duli.

Barka “ Bestia”.Kësaj barke nuk i dihej përkatësia kombëtare. Dihet se ka përmbytur një ciklon. Anëtartë e ekipazhit kanë dalë  me një sandall dhe janë larguar  duke e përshëndetur barkën me dorë. Kapidani ka mbetur në barkë, sepse, sipas traditës, kapidani e lëshon anien i fundit.

“Hulusije”-navë me tre dyrek e pronarit Bet Shurdha,

“Amalia” skundë-kapidan Tahir Shurdha.

“Elbasan”-trabakull. Ishte pronësia e Selim Shurdhës.

 Në kapitullin  “Kapidani në këngë popullore” i jep disa këngë historike.

Këngtari  popullor i emërtoi disa nga lufëtarët, ndër ta edhe Selim Shurdhën- ushtar i detit:

 

Njaj Haxhija i Mehmet Becit,

Me Ymerin e Kalavrezit,

Selim Shurdha-ushtar i detit,

Gut Haziri e Malush Fici,

Me se tjerë Ali Baliqi,

Trima të njoftën në atë qytet,

Thanë se pushka nuk i vret,

As tagani nuk i pret:”

 

Mandej

Dervish  Pasha në Kala të Ulqinit,

Kanga e Kapidanit

 

Jaho Kollari

Bukë me shtatë kore,

Hajredin Kovaçi

Unaza e kapidanit

Arian Leka

Kapedan

Jovan Nikolaidis

Kapiten…

 

Autori  në kapitullin “ Harapët e Ulqinit” përshkruan ardhjen e harapëve-zezakëve të Ulqinit. Shumica prej tyre i takojshin familjes Shurdha.

Në  veçanti e jep portretin e fotografit të famshëm Riza Shurdha  i cili ishte një ndër ëmblemet e Ulqinit.

Në pjesën “Detatë dhe ngjarje” autori shkruan për:

Kusari Likacen Lazoja

Kapidan Met Sylejmani

Nolli në Detin e Jonit

 

Hajro Ulqinaku propozon :

Që të vendoset në Ulqin shtatorja, busti ose përmendorja  e kapidan Selim Shurdhës,

Ulqini duhet të ketë edhe rrugë  me emrin e tij,

Të krenohet Ulqini me kapidanin e kapidanave,

Ulqini të ketë edhe  Muzeun e Detarisë..

 

E vlerësoj këtë vepër të Hajro Ulqinakut si një ndër më të sukseshme të këtij autori.  Ai i nxjorri nga harresa disa emëra të rëndësishëm për detarinë  e famshme të dikurshme ulqinake.

 

Hajro Ulqinaku zënë vendin e parë sa i takon historikut dhe krijimtarisë për detarinë dhe peshkatarinë ulqinake.

Në fund

Pulëbardhat janë shpirtrat e detarëve si nuk u kthyen në limanin e vendlindjes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi