Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Gani KARAMANAGA: Kohëra të vështira

Gani Karamanaga„Tesha të bukura“
Kodra e Limanit është me ullinj dhe gjelbërime tjera. Në maje të kodrës është një rrafshinë me ullinj, të cilët, në fëmijërinë time kanë qenë pronësia e jonë. Ne kemi shkuar si fëmijë për të mbledhur ullinj shpeshherë. Shtëpia e jonë familjare ka qenë në skaj të Kalasë dhe e sjellë nga Limani. Prej dritares të odës së madhe është parë ullishta e jonë në majen e kodrës. Në kohën e mesditës nëna në dritare ka hapur shaminë e kuqe. Ne atëherë jemi kthyer në shtëpi për ushqim.
Ullishta tjetër e jonë ka qenë në Anë të Malit. ???
Deri atje kemi shkuar rrugës mbrapa kishës dhe te ura e Limanit kemi vazhduar deri te Çinari i Madh. Mandej kemi ecur rrugës të sipërme deri te ullishta jonë e cila ishte prej rrugës së ngushtë deri në Mal të Bardhë. Prej këtu u shihte deti.

Fundi i dekadës së pestë, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Jeta ka qenë e vështirë. Atë vit, cili vit ?? ullishta bëri si asnjëherë. U mbushën fuçitë dhe tinat e vajit në ahurin tonë.
Pushteti i atëhershëm në mënyrë të dhunshme mblidhte vajin nëpër shtëpitë tona. Babai një ditë me gomar shkoi rrugës të ullishtës deri te mulliri në Mëhallë të Re, për të marrë një pompë më të cilën do të kalonte vajin në fuçitë të cilat i kishe vendosur nën tokë. Mbi ato vendosi drutë.
Por dikush e lajmëroi babën në Milici, e cila ishte atëherë nën Kala te shtëpia e Bidin Selitës!? Disa orë e mbajtën në hetim duke menduar se ka pasur pushkë kur ka qenë në Mëhallë të Re, për të gjetur pompën e vojit të ullirit.
Pas disa ditëve babai shkoi me barkë në det.
Një ditë në shtëpinë tonë erdhi Milicia, për të kërkuar ku është i fshehur vaji. Mbas një kohe, i hoqën drutë dhe, menjëherë pas pak të rrëmihurit, dolën fuçitë me vaj.
Morën 4 kuintal vaj.
Nëna i tha se këtë vaj e ka prej babës saj, Zejnel Dervishit, se nuk i ka dhënë pajë kur ishte martuar.

Shefi i këtij grupi, duke shkruar një letër, i tha:
– Më këtë letër mundesh me ble tesha të bukura.

„Mullini i Grave“

Motrës sime, Qothere Karamanaga Nimanbegu (1938), i kujtohet koha pas 1945 kur ishte vështirësi jetese.
– Atëherë na kanë ndarë „taçkica“ (kuponat), për sa vetë ka pasur në shtëpi.
Baba më së shumti nuk ka qenë, punonte jashtë, në det…
Unë isha më e madhja prej të gjithë fëmijëve. Nëna më çonte për të marrë „taçkicat“. M’i lidhte paret në faculetë…
Deridiku kemi pasur fat se miku i babës, Nikolla Gojniqi, punonte aty.
Kur më shihte, menjëherë më thirrte dhe më jepte ato çka na takonte…
Merrnim edhe kallamaq të cilin shkonim me Ruzhdiun e Xhemal begut të bluanim në Braticë.

Atje ishte „Mullini i Grave“.
Ashtu e kanë thirrur, se punonin në mulli vetëm gra.

Qotherja e Ruzhdiu atëherë kanë pasur nga 11 vjet.
“Enver aga”
Më 19.12.1985 jemi takuar në restorantin “Europa”: Enver Kelmendi, Xhelal Dema, Muzafer (Pepi) Vogliqi dhe Bilal Alaj. I ndjeri Enver Kelmendi dhe Xhelal Dema kanë qenë zyrtarisht ne Ulqin , për të bërë regjistrimin vjetor të librarisë “Rilindja”, të cilën e ka udhëhequr tani i ndjeri Elez Nikeziqi.
Në restorantin “Europa” jemi takuar rreth orës 11:00 paradite dhe kemi cakërruar gotat, në momentin kur nga kasetofoni është dëgjuar kënga.:
– Moj e mira nëpër therra.
Në shoqërinë tonë ka qenë edhe një zonjë e shoqëruar nga Enver Kelmendi, dhe në momentin kur është dëgjuar kënga, nga atmosfera e disponuar, duke mos e kënduar, thjeshtë, për hajgare, kemi thënë:.
– Enver agën vet e deshta!
Personi i cili quhej Musa Ismaili, nga Tetova, i cili ka qenë pronar i një qebaptoreje në Ulqin, ka lajmëruar policinë se në restorantin “Europa” këndohen këngë kushtuar Enver Hoxhës.
Policia ka reaguar menjëherë, duke na arrestuar për në polici.Jemi akuzuar se kemi kënduar këngë për Enver Hoxhën, ne jemi arsyetuar se ka qenë prezent personi me emrin Enver, dhe se kënga është dëgjuar nga kasetofoni.
Të nesërmen me 20.12.1985 është organizuar gjykimi, me ç’rast jemi dënuar: unë, Pepi dhe Xhelal Dema, me nga 30 ditë burgim, kurse z. Enver Kelmendi, me 40 ditë. Në ora 15:00 dy policë na kanë përcjellë deri në burgun e Kotorrit: Rade Gjalloviq dhe Hasan Osmanoviq.
Pas përfundimit të burgut, pasi që u shpallëm si nacionalistë,irredentistë dhe separatistë,,të tjerët janë kthyer përsëri në vendet e punës,vetëm mu ma kanë mohuar atë të drejtë ligjore dhe jam larguar nga puna, nuk kam pasur të drejtë punësimi 6 vjet e 5 muaj, deri në ndryshimet demokratike.
( E shkruar nga: Prof. Bilal Alaj)
Luftëtari nga Mëhalla e Re

Taraboshi është mal në rrethin e Shkodrës, në skajin jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës me lartësi 595 m. Relievi është i ashpër dhe janë mjaft të përhapura format karstike. Shpati verilindor, i prishur nga tektonika, bie pjerrtas mbi Liqenin e Shkodrës. Në këtë anë gjenden fshatrat Shirokë.

Selim Zejnel Dervishi ishte 40-vjeçar, vullnetar prej Ulqinit në mbrojtjen e Shkodrës në vitin 1912. Mbrojtësit qëndruan disa ditë, lufta vazhdonte.
Selimi tregoi trimëri të, gjithmonë ishte në rendin e parë të luftës.
Në një sulm të ushtrisë malazeze, Selimi më disa shokë luftuan gjoks më gjoks.
Selimi u plagosë rëndë, e nxorën prej lufte dy shokët nga Lezha.
Pas një kohe e transportuan me karrocë nëpër Shtegvashë, Kravar, Katërkollë dhe Kllezën, deri në shtëpi në Mëhall të Re.

Pas disa ditëve ndërroi jetë.

Ai e dha jetën e vet për mbrojtjen e Shkodrës.
Por nuk qe i vetmi ulqinak.

Sutormani
Sutormani është mali në komunën e Tivarit. Është vazhdimi i Rumisë. Majat më të larta janë: Shiroka stranica dhe Vrsuta, siç thirren tash.
Në pjesën e cila është mbi qytetin e Tivarit janë dy fshatra – vendbanime: Zupci dhe Tugjemile. Në anën tjetër e cila është sjellë mbi Cërmnicë gjendet vendbanimet Limljani dhe Boleviqi. Si mjek fillestar kam qenë në ekipin për vaksinim në vitin 1970 dhe i kemi vizituar të gjithë këto vende.
Në vitet e nëntëdhjeta kemi ecur shpesh rrugës nëpër Sutorman.
Në tre vende janë të kaptuar burimet e ujit prej malit.
Nëpër këtë mal dikur ka kaluar edhe hekurudha të cilën e ka ndërtuar Austria, në dekadën e tretë të shekullit XX.
Lokomotiva e cila ka tërhequr vagonët ruhet si eksponat në Muzeun e Tivarit.

Kur filloi lufta në ish-Jugosllavinë, në vitin 1993, pushteti atëhershëm i tuboi shumë djem shqiptarë dhe i çoi në Sutorman.
Nën komandën e Armatës Popullore të ish-Jugosllavisë ata ishin të planifikuar në mënyrë të dhunshme të drejtohen në vendet ku ishte lufta (Kroaci).

Aty ishte edhe Latif Muzafer Vogliqi (1970), prej Kalaje.
Por ndodhi rezistencë jashtëzakonisht e fuqishme prej prindërve të këtyre djemve.
Posaçërisht ishin të angazhuara gratë – nënat e djemve të cilët ishin në Sutorman.

Ato tri ditë me radhë qëndruan në afërsi të ushtrisë.

Mbështetje të madhe kanë pasur edhe prej përfaqësuesve të partive politike, në krye me Mehmet Bardhin.

Dhe në fund djemtë shqiptarë i liruan dhe ata u kthyen në shtëpitë e tyre.

Por, jam i mendimit, se ata të cilët e planifikuan këtë ngjarje, i arritën disa qëllime të veta:
– në popull u përhapë frika prej luftës,
– shumë djem të rinj pas këtyre ngjarjeve u shpërngulën prej vendlindjes.

( Nga libri në dorëshkrim “Pazari i gjytetit”)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top